13:26 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Media amerikane zbulon sherrin Musk-Bessent para ‘ndarjes’ me Trump

09:10 | 09/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Media amerikane zbulon sherrin Musk-Bessent para ‘ndarjes’ me Trump

Mediat sociale dhe tabloidët tani pretendojnë se fëmija që i ka qëlluar në sy Elon Musk, duke i lënë një mavijosje, mund të jetë 1.94 metra i gjatë, 62 vjeç dhe të mbajë postin e Sekretarit të Thesarit. Në rrjetin X janë hedhur me forcë për të risjellë ndryshe historinë e syrit të nxirë që pronari i Tesla-s shfaqi në Zyrën Ovale, ditën e tërheqjes së tij nga politika në fund të majit. “Ka qenë djali im”, iu përgjigj ai një gazetari. “Po luanim, i thashë të më godiste një grusht dhe ai e bëri.” Donald Trump, ulur pas tavolinës presidenciale, shtoi: “Nëse do e njihnit X-in (emrin e djalit të Musk) do e dinit që është i aftë ta bëjë.” Por mediat amerikane kishin ngritur dyshime: a mundet një fëmijë pesëvjeçar t’i shkaktojë një sy të nxirë një të rrituri?

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ndoshta nuk ka lidhje, por tani dihet se në mes të prillit ai dhe Musk janë përleshur. E ka zbuluar Washington Post, që ka folur me Steve Bannon, strategun historik të Trump dhe kundërshtar të deklaruar të miliarderit afrikano-jugor. Musk dhe Bessent kishin shkuar në Zyrën Ovale për të mbështetur dy kandidatë të ndryshëm për postin e përkohshëm të drejtuesit të IRS, agjencia tatimore. Trump kishte zgjedhur kandidatin e Bessent. Pasi dolën nga Zyra Ovale, nëpër korridoret e Shtëpisë së Bardhë, të dy kishin shkëmbyer fyerje. Sekretari i Thesarit i kishte kujtuar Musk premtimin e pambajtur për të zbuluar mashtrime me vlerë një trilion dollarë. “Ti je një mashtrues – i kishte thënë Bessent – Je një mashtrues i madh.” Në atë moment, sipas Bannon, Musk e kishte goditur në brinjë, “si një lojtar rugby”, dhe Bessent ishte përgjigjur duke e goditur. Përplasja u ndërpre nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, disa metra larg zyrës së këshilltarit për sigurinë kombëtare. Musk u largua menjëherë nga West Wing.

“Kur presidenti Trump e mori vesh – ka rrëfyer Bannon – tha: ‘Kjo është shumë’.” New York Post e ka ribotuar historinë, duke e shoqëruar në mënyrë nënkuptuese me fotografi nga afër të syrit të nxirë të Musk. Në fund të prillit, miliarderi shpalli tërheqjen e pjesshme nga Uashingtoni për t’u përqendruar te kompanitë e tij, veçanërisht Tesla, që ndodhej në krizë. Disa javë më vonë, drejtuesi i NASA-s dhe miku i tij, Jared Isaacman, u shkarkua nga detyra. Më pas erdhi përplasja e bujshme publike mes Musk dhe Trump. Sherri me Bessent ishte pika e ndarjes, e ndjekur nga përplasje të tjera. Duke filluar nga akuza e hedhur nga Musk me një postim në X – më pas i fshirë – sipas të cilit emri i presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara ndodhej në dosjet e Epstein.

Manjati është betuar për hakmarrje: jo vetëm që mund t’i ndërpresë subvencionet federale kompanive të tij. Sipas Politico, të premten e kaluar kanë komunikuar këshilltarët e Musk dhe Trump: “E ardhmja e marrëdhënies së tyre – ka thënë një prej zyrtarëve – është totalisht e pasigurt.” Presidenti synon t’i djegë terrenin rreth tij. Sipas faqes Alter.net, Trump ka telefonuar disa gazetarë televizivë – Bret Baier nga Fox, Dana Bash nga CNN, Jonathan Karl nga ABC dhe Robert Costa nga CBS – dhe ka sulmuar ish-mikun e tij, duke e përshkruar si “të çmendur” dhe “të varur nga droga”. Të tjerë thonë se Trump donte t’i bindte prezantuesit, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, që të sulmonin Musk dhe ta izolonin. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të hapej një skenar i ri. Kur shpalli fundin e marrëdhënies me sipërmarrësin, Trump nuk e kishte thënë të vërtetën e plotë: tani ai do ta shkatërrojë.

Pas

Zelensky: Putini po bën “lojëra të ndyra”, s’ka dorëzuar listat e të burgosurve

Para

Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial

Para
Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial

Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial

 



Të Fundit

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në një qendër votimi

Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

GJKKO cakton “arrest me burg” për, Erion Veliaj

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

FOTO/ Autobusë të shkrumbuar dhe zjarrfikës në vendngjarje, ja dëmet që kanë shkaktuar raketat iraniane në Izrael

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkaktohen dëme materiale

Sulm kibernetik në Iran, bankat dalin jashtë funksionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.