Një vilë shumë e bukur e tepër e shtrenjtë për Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri”. Kështu e nis shkrimin për ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, media belge “Le Dernier Heure” në lidhje me akuzat për blerjen e një vile luksoze.
SHKRIMI I PLOTË
Për të favorizuar kandidaturën e aderimit të Shqipërisë, Bashkimi Europian ka emëruar një Ambasador në Tiranë. Që prej vitit 2014 pozicioni është zënë nga kroatja Romana Vlahutin.
Në Bruksel kroatja 50-vjeçare është në qendër të një pyetjeje: Si është realizuar blerja e Ambasadës së re (me pishinë) të Bashkimit Europian që do të jetë në lagjen më të bukur të Tiranës, në lartësitë e Rolling Hills? Vila prej 345 m2 ka kushtuar 1,65 milion euro nga kontributet e europianëve.
Jo keq – thuhet në Tiranë – sa kohë vila ngjitur 2 herë më e madhe ka kushtuar 2 herë më lirë: 825.000 euro për 600 m2.
Çmimi për Ambasadën është 4780 €/m2 ndaj 1375 €/m2 për pronën ngjitur.
Në një kohë kur Shqipëria është akuzuar gjerësisht për mbyllje-sysh ndaj korrupsionit, pro-europianët shqiptarë janë të parët që shqetësohen mbi zgjedhjen e Brukselit dhe Ambasadoren e tij, për këtë pronë të bukur që mesa duket kushton 3,5 herë më shtrenjtë.
Që prej 27 Janarit, Zëdhënësja e Bashkimit Europian ka pohuar që vila në kodrat e Tiranës ishte marrëveshja më e mirë (le best deal), zgjedhja më e mirë duke ofruar raportin më të mirë cilësi/çmim. Nëse Ambasadorja do të mund të na sqaronte, është një çështje që ajo nuk e ka drejtuar në asnjë prej 11 intervistave të saj të fundit në shtypin shqiptar.
Romana Vlahutin a do t’i përgjigjet ajo Presidentit të komisionit të kontrollit buxhetor, gjermanes Ingeborg Grassle që parashtron 11 pyetjet e saj:
1. A mundet Komisioni ti konfirmojë këto shifra sa më lart?
2. Nëse po, cila ishte arsyeja për atë cmim për m2 meqënëse cmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 10002000 euro për m2?
3. Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qera?
4. A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?
5. A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?
6. Kush i drejtoi këto negociata?
7. A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?
8. A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?
9. A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?
10. Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?
11. A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?
“Në asnjë nga njëmbëdhjetë intervistat e saj të fundit në shtypin shqiptar, ambasadorja Vlahutin nuk ka përmendur korrupsionin apo trafikun e drogës në atë vend. Është befasuese. Jo më larg se të premten e kaluar Italia ka denoncuar se prodhimi i kanabisit në këtë vend në dyert e Evropës është trefishuar në tre vitet e fundit.” Për deputeten evropiane Doris Pack “do të ishte e turpshme ideja që informacionet (që i përkasin vilës së ambasadores Vlahutin) të ishin të vërteta. Ky do të ishte një turp për të gjithë Bashkimin Evropian.”
Nënshkrimi me iniciale “RV” i Romana Vlahutin rezulton në disa nga letrat e aktit të blerjes së vilës përpara noterit në 27 shkurt 2015, ashtu sikurse edhe firma e ambasadores në fund të dokumentit.