Petrit Beci, ka një karrierë të gjatë dhe kyçe në hallka të ndryshme të institucioneve në fushën e kinematografisë. Ai drejtoi për disa vite Kinostudion “Shqipëria e re” dhe më vonë ka drejtuar Qendrën Kombëtare të Filmit. Ai ka dhënë një kontribut të veçantë në hartimin e ligjit për Kinematografinë.
Duke drejtuar më vonë edhe televizione private në vend, apo duke qenë anëtar i Bordit të Vlerësimit të Projekteve, Beci ka një panoramë të qartë të asaj çfarë ka ndodhur me industrinë e kinematografisë për më shumë se rreth 40 vite.
Ekonomikisht, kinematografia shqiptare është ndër industritë më të pa zhvilluara në vend. Sipas Beci-t, kjo ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme, për t’u dhënë hapësirë mediave dhe prodhimeve komerciale.
“Buxheti i parashikuar në raport me numrin e popullsisë dhe prodhimit në vite që ka pasur kinematografia ka qenë minimalist. Kemi një buxhet më të vogël se Kosova dhe Maqedonia. Shteti këtë e ka parë nën presionin e mediave private”, thotë Beci.
Ai kujton se emrat e mëdhenj të kinematografisë po ikin. Pak kanëmbetur pak nga brezi i vjetër, ndërsa kineastët e rinj i gjen duke bërë punë të tjera, shpesh në media. “Dy regjisorë kanë mbetur të kohës së atëhershme, Fatmir Koçi dhe Besnik Disha. Brezat po ndërrohen me të rinj”.
Sot Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka një staf prej më pak se 10 veta dhe në mjedise shumë të kufizuara krahasuar me ato që kishte Kinostudio Shqipëria e Re. Të gjitha mjediset e saj janë privatizuar, duke i kaluar medias.
QKK ka një buxhet të caktuar nga buxheti i shtetit dhe menaxhon projektetqë miratohen nga Bordi i Vlerësimit tëFilmave. Ky bord përbëhet nga tre të huaj dhe dy shqiptarë, duke shmangur kështu mundësinë për korrupsion.
Në vjeshtë pritet të miratohen disa amendamente, të cilat sipas kërkesave të kineastëve synojnë të rritet buxheti për kinematografinë dhe Qendrën Kombëtare të Filmit.
Sot filmi mund të miratohet në QKK nëse paraqiten minimumi 1 ose dy bashkëprodhues të huaj. Njëkohësisht ai nuk financohet pa konkurruar në Euroimazh, me qendër nëStrasburg. Vetëm pas kësaj nisin procedurat e vlerësimit.
Sipas Becit, ndryshimet e kërkuara në ligj, synojnë të sjellin tre procese, të cilat deri më sot nuk kanë ndodhur, duke varfëruar më tej kinematografinë.
Ai thotë se, “Qëkur është shkruar ligji ka tri pika që nuk zbatohen:
1- Fakti se 1% e çdo bilete të çdo kinemaje shqiptare duhet të shkojë tek qendra e kinematografisë. Shteti e merr këtë vlerë me argumentin që e ka mbështetur prodhimin e filmit përpara”.
2- Etiketimi i kategorisë të moshës që duhet të shohë filmin. Kjo nënkupton se tëgjitha mediat duhet t’i sjellin filmat në QKK për të marrë lejen e fashës së transmetimit. Kjo nuk zbatohet tek ne.
3- Detyrimi i qarkullimit të filmit shqiptar. Kinematë janë të detyruara që për një javëta japin falas filmin shqiptar në raport me QKK. Pra, të ardhurat për një javë t’i shkojnë qendrës. Kjo nuk është zbatuar”.
Për këto arsye kinematografia rrudhet dhe varfërohet, sipas Becit. Ai është i bindur se politika nuk e do kulturën shqiptare dhedo e favorizon pjesën komerciale të saj.
Ai beson fort se ka shumë rëndësi se si ushqehet audienca.“Nëse u jep një informim të saktë dhe të paanshëm, edukim të shëndoshë dhe argëtim deri në limitet e lejuara për grupmosha, automatikisht media e ka kryer misionin e saj.Kinematografinë e ka mbytur oligarkia mediatike. Asnjë prej tyre nuk e do Shqipërinë. Jemi i vetmi vend që kemi zhdukur identitin. Intelektualët nuk jetojnë dot në këtë realitet”, thotë Petrit Beci.
Buxheti i kinematografisë sot është më i vogël se në vitin1997.Kjo ndodh ndërsa ka një potencial të lartë për prodhim e madje mundësi shumë të mira produksioni për të realizuar filma cilësorë. Mungesa theksohet më tej në fazën e marketingut.
“Marr rastin e Maqedonisë së Veriut. Ajo financon për marketimin e filmit 70% të buxhetit të parashikuar për filmin. Objektivi: promovimi i filmit jashtë trojeve. Këtë gjë duhet ta kishte bërë me kohë edhe Shqipëria.Kineasatët shqiptarë shkojnë me paratë e tyre nëpër festivale, në shumicën e rasteve. Honorari më i lartë qe është marrë ndonjëherë për një kineast ka qenë 1.2 milionë lekë për 5 vite. Kjo nënkupton më pak se 20 mijë lekë në muaj”, thotë Beci.
Ndaj, të gjithë regjizorët janë të detyruar të bëjnë punë tjetër të dytë, duke u angazhuar në televizione, në procese të ndryshme të prodhimeve mediatike. “Ky është mëkat. Bota, në periudhën që nuk prodhojnë, i mbron, duke u dhënë një asistencë”, thotë Beci.
Pas gjithë kërkesave për rritje financash dhe zhvillim të mëtejshëm të industrisë, Beci ka kuptuar se, “kemi një mur përpara, i cili sa vjen e përforcohet”.
Duke çuar çdo politikë zhvillimi drejt prodhimit komercial, Beci kujton se po “vdes” një institucion që në mjediset e tij të prodhimit ishte ndër më libëralët, kur shumë industri të tjera nuk ishin liberalizuar ende.
Pak Histori
Kinematografia, deri në vitet 1997′ ishte gjithçka që prodhohej brenda asaj që quhej “Kinostudio Shqipëria e Re”, e cila që nga 1991 deri në ‘’97 u quajt “Alba Film Studio”.
Duke qenë që çdo gjë ishte e përqëndruar dhe kinematografia është edhe art edhe industri, shteti shqiptar, i dalë nga ndryshimi i sistemit, e kishte të pamundur ta mbante, ashtu siç ndodhi me shumë industri të tjera.
Për më tepër, në vitet ‘80 pati një investim të lartë në prodhimin e filmave, çka solli njënumër të madh punonjësish, (rreth 700 punonjës, pa përfshirë aktorët e jashtëm).
Me ndryshimin e menaxhimit, u zbrit numri i punonjësve në vitet 92′. Në këtë vorbull shumë ikën jashtë Shqipërisë dhe të tjerë ndryshuan profil.
Me fuqinë punëtore të mbetur prodhoheshin 4 filma artistikë në vit,10 dokumentarë dhe rreth 5-6 filma vizatimorë.
Por, paralel me këtë, që në vitet ‘91 filloi të zhvillohej koncepti i një kinematografie në një shtet të hapur tashmë, me një frymë tjetër.
U krijua një grup pune, që u dërgua në disa vende të Europës Perëndimore dhe Lindore për të marrë eksperiencën që kishin këto vende në kinematografi.
U arrit më tej në një ligj solid, të cilit deri më tani i është bërë vetëm një amendament në Mars të vitit ’96.
Ligji thoshte që nuk kishte më Kinostudio industriale që prodhonte filma me drejtorë prodhimi, por krijohej Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila nuk financon gjithë filmin nga A në Zh, por projektin dhe realizmin e projektit.
Projektet i vendos Këshilli Miratues i Projekteve, që zgjidhet nga Shoqatat e Kineasteve dhe anëtarët e saj nuk caktohen nga insitutucionet shtetërore. Pra, ka pavarësi editoriale. Ligji u njohu për herë të parë prioritetin bashkëprodhuesve, ndërsa producentit i njihej pronësia editoriale.
Kjo bëri që të ruhej prodhimi i kinematografisë.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë në përgjithësi nuk prodhon filma komercialë.
Kryetari i parë i saj ishte Xhevdet Ferri.
Në vitin 1998, mjediset e ish Kinostudios Shqipëria e Re, nisën të jepen me qera dhe në bazë të ligjit që parashikon kalimin e pronësisë, kur investimi është më i lartë se vlera e pronës pjesa më e madhe e saj u privatizua. Mjediset janë reduktuar sot në vetëm dy zyra dhe një magazinë në Alba Film.