Media franceze Courrierdesbalkans.fr tek shkruan se htimi për ish-ministrin e brendshëm vazhdon dhe po ashtu edhe trafiku i drogës.
Kjo media shkruan se qeveria Rama bllokoi hetimet për Tahirin pavarësisht presionit ndërkombëtarë. Gjithashtu në shkrim përmendet dhe kapja e gomones me 1.6 ton drogë në Greqi.
“Pavarësisht nga presioni ndërkombëtar, qeveria e Edi Ramës bllokoi rastin Tahiri, mbështeti ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, të akuzuar për lidhje me trafikantët e drogës. Ndërsa hetimi vazhdon, arrestime të mëdha u bënë javën e kaluar në Greqi”, shkruhet në artikull. (B.H/Faxweb)