08:24 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Media gjermane: Shqiptarët, të vetmit ku Putin s’mund të shtrijë ndikimin

17:31 | 05/11/2016
në Bota, Te Fundit
0

Pasi media austriake Der Standard, para pak ditësh shkruajti se në Ballkan vetëm Shqipëria dhe Kosova janë orientuar strikt properëndimit, e këtij mendimi është edhe media kulturore gjermane Schwaebische, me dallim të vogël se ajo në këtë mes fut edhe liderin malazez Gjukanovic.

“Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Bellorusisë, Rusisë e Serbisë afër kufirit të Maqedonisë, manovrat e NATO në Malin e Zi, tentimi i Grushtit të shtetit, tentim atentati ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vucic dhe teoritë tjera konspirative tregojnë më së qarti se diçka po zije në Ballkan – mollë sheri mes Perëndimit dhe Lindjes,” shkruan fillimisht media e njohur gjermane Schwaebische.

Në pak ditë, janë sekuestruar arsenal i madh i armëve, njëra afër shtëpisë së Vucic në Beograd. Kundërshtarët më të mëdhej të Vucicit janë oligarkët që janë të fuqishëm financiarisht dhe mbështesin disa parti serbe. Politika pro Europiane e Vucicit është gjithashtu në kundërshti me politikën e presidentit serb, Tomislav Nikolic dhe partnerin e koalicionit, socialistët e Ivica Dacic, të cilët njihen si filorusë, përcjell botasot.info. Rusia e presidentit Vladimir Putin shpreson që Serbia të kundërshtojë jo vetëm integrimin në NATO, por edhe BE­në.

Në anën tjetër Serbia mundohet të përfitojë ekonomikisht nga Brukseli, ndërsa në të njëjtën kohë për interesat e saj në Ballkan sheh Rusinë si “partner strategjik”. Shefi i shërbimit sekret rus “dirigjienti” i Grushtit të shtetit? Që Vucic nuk mund të kënaqet shumë nga mbështetja ruse, tregon rasti i Malit të Zi. Kryeministri malazez, Milo Gjukanovic tha se agjentët rusë kishin tentuar Grushtin e shtetit për të sjellë në qeveri opozitën filo­ruse.

Rusia kundërshton akuzat fuqishëm, megjithatë gjatë asaj nate kur u arrestuan 20 puçistët, shefi i shërbimit sekret rus, Nikolaj Patruschev, qëndronte në Beograd. Prej kohësh Putini shfrytëzon prezencën e dobët të Evropës në Ballkan, për të rritur ndikimin.

Vetëm Shqipëia, Kosova dhe Mali i Zi janë orientuar qartasi pro perëndimit. Serbia është partneri më i rëndësishëm rus që bashkëpunon edhe ushtarakisht. Bosnja dhe Maqedonia vlerësohet si shtete potenciale për t’u kthyer në “plaçke lufte.”/Bota sot/

Etiketa: gjermanemediandikimPutinshqiptare
Pas

Psikologjia e fantazmave: 4 shpjegime të mundshme shkencore

Para

Basha prezanton programin ekonomik: Opozita, alternativa e vetme për rrugëdalje

Para

Basha prezanton programin ekonomik: Opozita, alternativa e vetme për rrugëdalje

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.