Media greke “Tribune” tallet me zgjedhjet në Shqipëri, nëpërmjet një artikulli lidhur me parregullsitë dhe skandalet në procesin e votimit dhe para tij.
”Parodi zgjedhore në Shqipëri – blerje vote me 50 euro dhe rrahja e njeri-tjetrit”, titullohet artikulli i publikuar këtë të hënë nga ta.
Shkrimi ka në fokus rastin e blerjes të votave në Vorë nga ish-kryetari i PS-së Arben Marku dhe gjithashtu episodet e dhunës.
Siç shihet nga foto, ”Tribune” raporton edhe për goditjen me levë të mbështetësit të LSI-së. (V.G/SHUPLAKA)