11:56 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Media greke plas bombën: Karteli i drogës nën urdhrat e Saimir Tahirit dhe njerëzve pranë Ramës

20:06 | 28/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Media greke plas bombën: Karteli i drogës nën urdhrat e Saimir Tahirit dhe njerëzve pranë Ramës

Pas sekuestrimit të gomones me 1.6 ton drogë nga policia greke gjatë një operacioni të madh antidrogë, mediat greke kanë zbuluar detaje të reja.

Sipas mediave grekë karteli çonte marijuanë në Turqi dhe merrte heroine, është zbuluar nga shërbimet amerikane, ndërsa   në këtë operacion morën pjese shërbimet greke dhe italiane. Të gjitha këto shërbime arritën në përfundimin se karteli funksiononte nën urdhrat apo tolerancën e ish-ministrit Saimir Tahiri, njëkohësisht edhe drejtuesve qe ndodhen pranë Kryeministrit Edi Rama.

“Rezultoi se S. K, pasditen e 31/07/2017 u nis nga Athina dhe ne mesnate arriti ne Ilea, kohe gjate se ciles nisi rruga e paligjshme e TATAMITA dhe menjehere u kthye ne Athine te nesermen ne mengjes [19:54, 28/11/2017. Sipas te dhenave, kjo gomone kishte pesuar difekt dhe pasi u rregullua midis 31/07/2017 dhe 01/08/2017, gomonia vazhdoi me trafikimin e droges sic rezultoi me vone me sekuestrimin e 2261.50 kg cannabis ne 04/08/2017 nga autoritetet italiane.

Kjo gomone ne qershor 2017 ishte pare ne rrugen Athine-Korinth duke u tranportuar me nje mjet drejt nje magazine ne zones e Aspropirgos,  Ky skaf eshte i rregjistuar ne BEMS te rojes bregdetare ne pronesi te kompanise …, ne pronesi te S. K (drejtues)”, thuhet në artikull .

Dëshmia e një oficeri të policisë greke:

Jam oficer policie i anti-drogës së rojës bregdetare. Në fillim të gushtit 2017 më erdhi informacioni për këtë grup kriminal. “Rezultoi se përdoruesi i numrit … S. K, banues ne Glifadha, biznesmen dhe përfaqësues i ligjshëm i kompanisë X birrari-restorant në Mykono. Gjatë hetimit të çështjes rezultoi se autoritetet italiane sekuestruan 2261.50 cannabis sativa një skaf të shpejtësisë së larte të quajtur TATAMITA, në 04.08.2017 në ujerat italiane e shoqëruar me arrestime. Ky skaf është i regjistruar në BEMS të rojës bregdetare në pronësi të kompanisë X në pronësi të S. K (drejtues). Në artikull thuhet se kjo gomone në qershor 2017 ishte parë në rrugën Athinë-Korinth duke u transportuar me një mjet drejt një magazinë në zonës e Aspropirgos, me mbishkrimin “ΑΝΥΨΩΣΕΙΣ Γ… Α…” në rrugën X. Më pas ajo është parë të transportohet nga porti i Killinit drejt parkingut të skafeve të Dh.L në Amaliadha, Ilea. Sipas të dhënave, kjo gomone kishte pësuar defekt dhe pasi u rregullua midis 31/07/2017 dhe 01/08/2017, gomonia vazhdoi me trafikimin e drogës siç rezultoi me vone me sekuestrimin e 2261.50 kg cannabis në 04/08/2017 nga autoritetet italiane. Rezultoi se S. K, pasditen e 31/07/2017 u nis nga Athina dhe në mesnate arriti në Ilea, kohë gjatë së cilës nisi rruga e paligjshme e TATAMITA dhe menjëherë u kthye ne Athine te nesërmen në mëngjes.

Pas pak ditësh erdhi një avokat dhe tha që interesohet pronari për mjetin. Mjeti rezultoi sipas dokumenteve në pronësi të shtetasit S. K. Kjo gomone e cila ka vlerë të madhe monetare edhe sot është e sekuestruar, pasi pronari nuk ka ardhur ta marrë me dokumente ligjore. Gomonia “ΜΠΙΑΝΚΑ”, e gjatë 9 metra, me dy motorë me fuqi të larte, u gjet e braktisur për shkak të një defekti në mars 2015 në Karavostasi, Perdhika të Igumenices. Brenda në mjet u gjetën dy shqiptarë; E. L dhe G. G., të cilët nuk vërtetonin dot pronësinë dhe gomonia u sekuestrua. Gomonia “ΜΠΙΑΝΚΑ” është e njëjte me “ΣΙ ΦΑΙΤΕΡ ΟΥΑΝ” për të cilën ishte deklaruar se u shkatërruar nga zjarri dhe është ne pronësi të kompanisë së M.T.

(B.H/Faxweb)

LAJMIN E PLOTE TE MEDIAS GREKE MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR LINKUN:

http://www.zougla.gr/greece/article/o-rolos-tou-epixirimatia-apo-ti-mikono-sto-alvaniko-kartel

 

 

Etiketa: mediat greke-saimir tahiri-edei rama
Pas

Panik tek Koreja e Jugut, Kim lëshon tjetër raketë

Para

Të shtëna me armë zjarri tek ish- parku i Autobusëve, një polic i plagosur

Para
Të shtëna me armë zjarri tek ish- parku i Autobusëve, një polic i plagosur

Të shtëna me armë zjarri tek ish- parku i Autobusëve, një polic i plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.