15:33 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

21:14 | 29/11/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Një media greke ditën e sotme i ka kushtuar një shkrim festimeve të të rinjve shqiptarë në Greqi. Newsbomb.gr ka publikuar një shkrim racist për të rinjtë shqiptarë që festuan Ditën e Pavarësisë mbrëmjen e djeshme (28 nëntor) në sheshin Sintagma të Athinës.

Në shkrim thuhet se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, i cili vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Edi Ramës në Greqi.

Më tej, në artikull shkruhet se nëse grekët do të kishin festuar në Shqipëri, do të ishin tërhequr zvarrë me dhunë, ndërsa pretendon se të rinjtë shqiptarë thirrën “UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”.

Duke e cilësuar një festë propagandë të mirëmenduar nga Tirana, gazeta greke pretendon se të rinjtë shqiptarë “prishën imazhin” sepse në atë moment po ndizeshin dritat e bredhit përpara Parlamentit grek.

“Skenat që u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme. Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma , teksa valëvitnin flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës! Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për… Kombin e tyre. Vihet re se në të njëjtën kohë është ndezur pema e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma me shqiptarët që përpiqen të mbulojnë muzikën me zërin e tyre. Madje, ata arritën deri aty sa të thërrisnin edhe parulla për UÇK-në, ndërsa mes tyre kishte edhe më provokues që valëvitnin pankarta me… Shqipërinë e Madhe! Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve”,  përfundon artikulli.

Pas

Përmbyset një varkë në lumin Niger, më shumë se 100 persona të zhdukur në Nigeri

Para

Pas ofensivës së befasishme në Alepo, Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Sir

Para
Pas ofensivës së befasishme në Alepo, Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Sir

Pas ofensivës së befasishme në Alepo, Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Sir

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregtarët e Shkodrës protestojnë para bashkisë: Të lirohen ambientet nga komuniteti mysliman

Mesazhi i Baba Mondit, Kryegjyshi i bektashinjve bëri thirrje për paqe dhe mirësi para festës së ashures

‘Fshat turistik pa leje në Theth’, Rama ndan pamjet nga prishja e objektit: Krimineli nuk ka as kurajon të shfaqet! Prokurorja e hodhi në kosh denoncimin e Policisë

Policia Rrugore e Tiranës – Kontrolle intensive, 24/7, për sigurinë në rrugë

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

Bashkëpunim i qëndrueshëm Shqipëri–Gjermani: Policia e Shtetit pajiset me teknologji të lartë nga BKA

Kryemadhi i përgjigjet “flakë më flakë” Metës: Fans i Zegjinesë

Arrestohet në Morinë shtetasi me armë të fshehur në automjet(EMRI)

Berisha për hetimet ndaj Bankers: Nuk mbroj asnjë kompani, por të vërtetën! Prokurori veproi nën diktatin e Lubisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.