Trupi i Kostantinos Katsifas do t’i kthehet familjes sot ose nesër në mëngjes, mësohet t’i jetë përgjigjur presidenti Ilir Meta kryetarit të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Duke, shkruan Prothema.
Gjatë orëve në vijim trupi i Katsifas do të largohet nga morgu i QSUT-ës, për t’iu dorëzuar të afërme. Sipas “epirusspost.gr”, presidenti shqiptar i ka kthyer përgjigje direkt Dules.
Vangjel Duke në letrën dërguar Metës ka theksuar aspektin humanitar të çështjes, duke theksuar nevojën e dorëzimit të trupirt të Katsifas për t’u varrosur në Vularat. Ndër të tjera, Prothema shkruan se Prokuroria shqiptare e drejtuar nga Arta Marku ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Katsifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.
(J.D/Faxweb.al)