12:06 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Media informative shqiptare, e pakuptimë pa ‘xhunglën’ e rrjeteve sociale. Dy rrugëdaljet për mbijetesë

11:48 | 30/11/2021
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Homazhet për Kosta Grillon/ Petrit Beci: Nuk e meritonte të ikte nga TVSH për arsye fare banale. Dritan Shakohoxha në lot: Më kujtohet përqafimi në ndeshjen me Armeninë

Nga PETRIT BECI

Në këto vitet e fundit, roli i medias elektronike është i pakuptimtë, pa bashkëveprimin dhe ecjen paralele, me zhvillimin e vrullshëm të rrjeteve sociale.

Një miku im italian, para pak ditësh, më dërgoi një material konfidencial, në lidhje me raportin e sotëm dhe ndërvarësinë ndërmjet ekranit të vogël dhe rrjeteve sociale. Sot, rreth 70% e njerëzve, në vendet e zhvilluara, informohen dhe shohin çfarë u intereson, nëpërmjet rrjeteve sociale. Krahas kësaj, në material theksohej që, nga studime në vendet e zhvilluara europiane, që do të thotë edhe në mediat elektronike më të zhvilluara dhe me audiencat më të larta, rreth 50-60% e të ardhurave arkëtohen nga të gjitha rrjetet sociale, numri i të cilave është në rritje e sipër. Kohët e fundit, ky fenomen po avancon dhe në tregun mediatik të brishtë, në vendin tonë.

Një media elektronike e zhvilluar, cilësore, nuk mund të kuptohet, pa pasqyrimin e programacionit të saj, në përgjithësi dhe të të gjitha programeve në veçanti, në faqet e kësaj medie në rrjetet dhe si rezultat pa pasqyrimin e saj në sistemin e përgjithshëm të rrjeteve sociale.

Në rast se në një media elektronike programacioni është mjaft i kushtueshëm, qoftë për kostot e prodhimit, teknikës, blerjes së të drejtave televizive, krejt ndryshe ndodh ne rrjetet sociale, ku produkti vjen me kosto të papërfillshme.
Mendoj se ka ardhur momenti, që dhe ne mediat “news” duhet të investohemi shumë në këtë drejtim.

Dy janë rrugët që të çojnë në këtë drejtim.
Së pari, lidhja e kontratave me agjencitë serioze të mbrojtjes së të drejtave, me formulën e saktë të vjeljes së të ardhurave dhe…
Së dyti, me krijimin e stafeve profesionale, për pasqyrimin e lajmeve dhe në përgjithësi të programacionit, në gamën jo të vogël të mundësive, që ofrojnë rrjetet sociale.
Varësia nga reklamat dhe marketingu klasik, për rritjen e të ardhurave në ekranet e mediave “neës”, sot është utopi dhe mosnjohje e realitetit mediatik.

Në xhunglën mediatike dhe varësinë ndaj politikës, biznesit, interesave shumëpalëshe, raporti ndërmjet audiencës në media televizive dhe reklamës, është i zhdrejte. Pra, mund të kesh audiencë, por nuk ke të ardhura dhe anasjelltas. Këtu përjashtohen programe të veçanta apo media të veçanta, ku roli i individit drejtues të programit, është përcaktues në tregun e reklamës, si rasti i Ardit Gjebresë apo ndonjë rast tjetër.

Në përgjithësi, tregu i reklamës është i lidhur ngushtë me interesat e politikës e të biznesit dhe funksionon ose si gjobëvënie, ose si mos transmetim i kronikave apo lajmeve negative,për segmente të caktuara të shtetit apo pushtetit apo të biznesit të madh, pronarët e të cilit sot i quajmë oligarkë. Kjo tendencë ka filluar dhe është shtuar me portalet e shumta, që janë krijuar këto vitet e fundit.

Ka dy variante për të shtuar të ardhurat në ekran.
E para, realizimi i programeve komerciale, që janë në modë, jo vetëm në vendin tonë, por për më tepër në vendin tonë, duke marrë në konsideratë, nivelin e ulët kulturor dhe ekonomik të qytetareve.
E dyta nga klikimet dhe shikueshmëria e medias apo programeve ose lajmeve tëveçanta, të prodhuara nga media elektronike dhe të pasqyruara në tregun e madh të rrjeteve sociale.
Kjo është rruga e vetme,për momentin, e shtimit të të ardhurave financiare në median tonë, jo se e them unë, por se e thotë përvoja e kohëve të fundit, e tregut tonë mediatik, të pasistemuar, si edhe e tregut mediatik të avancuare të sistemuar, europian, ku kërkesa dhe oferta është shpërngulur nga ekrani televiziv, në atë kompleks e gjithëpërfshirës të rrjeteve sociale.

Duke qenë se në vendin tonë reflektohen fenomenet e zhvillimit, në çdo fushë të jetës, dy deri tre dhjetëvjeçare me vonesë, edhe ecuria e ndërlidhjes mes medias elektronike dhe rrjeteve sociale është pjesë përbërëse e këtij raporti. Por duke parë zhvillimet dhe ecurinë e shikueshmërisëdhe përkushtimit në vendin tonë, këto vitet e fundit, të rrjeteve sociale, mendoj e theksoj se puna jonë duhet të përqendrohet e t’i kushtojmë një vëmendje shumë më të madhe këtij drejtimi, kuptohet pa neglizhuar, por duke forcuar kërkesën për cilësi dhe pasqyrim sa më gjithëpërfshirës, të çdo fenomeni politik, ekonomik, social, kulturor e sportiv, në ekranin e televizionit, të ndjekur shumë gjatë ditës e deri ne orët e pasdites dhe shpesh herë edhe në“prime time” ose natën vonë, kur ka ngjarje të kronikës, që për fat të keq, janë jo të rralla…

Prandaj, kombinimi i kësaj audience me punën nënjë nivel shumë më profesional, në pasqyrimin e programacionit, e sidomos të lajmeve, në rrjetet sociale, sot është e vetmja rrugë e balancimit të shpenzimeve me arkëtimet, në mediat “news”, përderisa pjesa e tortës së tregut të reklamave, që u takon këtyre mediave, është më tepër se modeste, për të mos thënë lëmoshë.

Pas

Dy shoqata në Tiranë kundër shfaqjes së famshme “Prefekti” në Teatrin Kombëtar: Kjo komedi denigron dhe fyen komunitetin

Para

Ishte jashtë orarit të punës/ Polici ndërhyn për të ndaluar grabitjen e farmacisë, plagoset rëndë në mëlçi dhe mushkëri

Para
Ishte jashtë orarit të punës/ Polici ndërhyn për të ndaluar grabitjen e farmacisë, plagoset rëndë në mëlçi dhe mushkëri

Ishte jashtë orarit të punës/ Polici ndërhyn për të ndaluar grabitjen e farmacisë, plagoset rëndë në mëlçi dhe mushkëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”/Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

Pogradec/ Vajza e mitur zhduket pa asnjë gjurmë, babai denoncon rastin në polici

Rama poston pamje nga bregdeti i Jonit: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Ukrainë, disa zyrtarë arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Ishujt Kuril në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.