06:17 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Media italiane nxjerr Ramën personazhin e vitit

23:48 | 31/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Media italiane nxjerr Ramën personazhin e vitit

Stili i veshjes së kryeministrit Rama është komentuar gjerësisht. Veshja e tij në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, e sidomos në Samitin e Triestes në korrik të këtij viti, ka ngjallur mjaft reagime. Ndonëse i veshur me kostum zyrtar, kreu i qeverisë nuk kishte preferuar të vishte këpucë, por kishte zgjedhur një palë atlete.

Në fotot zyrtare të aktivitetit, padyshim u pasqyrua edhe veshja e kryeministrit shqiptar, i cili tërhoqi jo pak vëmendje. Madje pas takimit, Rama i dhuroi një palë atlete të tilla presidentit francez Macron, i cili pati interes për to.

Sot më 31 dhjetor, pak orë para ndërrimit të viteve, mediat italiane rikthejnë në vëmendje stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit Rama. Në një artikull të publikuar nga “Corriere.it”, është zgjedhur si personazh i viti kryeministri shqiptar Edi Rama. “Kryeministri shqiptar dhe takimet zyrtare me atlete”, titullohet artikulli.

“Disa ditë më parë kryeministri shqiptar u shfaq i veshur me atlere në një darkë me mësuesit më të mirë të vendit, dhe atyre u tha: ‘Jam veshur kështu për solidarizim me mësuesit e edukimit fizik’.

Por pavarësisht pyetjeve të ndryshme për këtë stil veshje, e vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh, kryeministri Rama – artist, basketbollist, lideri socialist, dhe prej vitit 2013 kryeministër i Shqipërisë, – shfaqet në takime zyrtare i veshur me atlete. I vetmi në skenën politike”, thuhet në artikull.

Takimet “sportive”
Në Samitin e fundit në Trieste për vendet e Ballkanin Perëndimor, në korrikun e këtij viti, kryeministri Rama shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”, (gjë që nuk e përsëriti në vizitën e tetorit në Romë). Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zezë, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit.

Hipotezat
Stili i veshjes së kryeministrit Edi Rama u duk edhe gjatë fushatës së kaluar elektorale, ku ai në takimet me qytetarët shfaqej i veshur sportiv, me tuta dhe atlete. Mbase ky popullaritet ndikoi që ai të triumfonte në votime në mënyrë të tillë që ta formonte një qeveri të re pa nevojën për një koalicion.

Analistët politikë të Ballkanit thonë se kryeministri 53-vjeçar Edi Rama, dëshiron të përcjellë imazhin e një vendi dinamik dhe të ri, çka tregon se dëshiron të “akreditojë” këtë fakt në kancelaritë evropiane si një element stabiliteti.

Pas

Si të ndalosh gazrat dhe fryrjen e stomakut, një herë e përgjithmonë

Para

HOROSKOPI 01/01/2018

Para
HOROSKOPI 31/12/2017

HOROSKOPI 01/01/2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.