11:59 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Media italiane për kampin e Gjadrit: Emigrantët kanë tentuar vetëvrasjen, Gjadri është hapësirë fantazëm

15:45 | 19/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Media italiane për kampin e Gjadrit: Emigrantët kanë tentuar vetëvrasjen, Gjadri është hapësirë fantazëm

Një investigim i gazetës italiane “Domani” pasqyron një situatë problematike në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër.

Sipas artikullit, që nga hapja e këtij institucioni janë regjistruar protesta të vazhdueshme dhe 45 tentativa vetë-dëmtimi ose vetëvrasjeje.

Sipas medias italiane në muajt e fundit në Gjadër janë mbajtur rreth 80 persona, shifër e papbulikuar zyrtarisht.

Artikulli përshkruan ambientin e qendrës si një vend të madh, të heshtur dhe të izoluar, ku emigrantëve u ndalohet përdorimi i celularëve apo aksesi në televizor, duke krijuar një gjendje të rëndë psikologjike.

Përdorimi i psikofarmaceutikëve në mënyrë të gjerë dhe pa kontroll është një tjetër problem i rëndësishëm, që e përkeqëson situatën.

Në bazë të artikullit, në dëshmitë e atyre që kanë vizituar qendrën e riatdhesimit në Gjadër të Shqipërisë, ka një detaj të përsëritur: pyetja “çfarë dite është?”, e ndjekur menjëherë pas saj nga “çfarë ore është?”.

“Asnjë orë dore, asnjë celular, ka televizorë, por nuk funksionojnë. Duhet të imagjinosh një strukturë të madhe, fantazmë dhe të heshtur, ku jehona e hapave dhe ku, pikërisht, humbja e vetëdijes për realitetin, për kalimin e kohës, për atë që po ndodh jashtë bëhen instrumente të asgjësimit.

Mjedisi është i rregullt, i pastër, aseptik, një lloj distopie ku paraburgimi nuk i ngjan më atij të burgjeve të rrënuara dhe të ndyra italiane, me seksionet e nxirë nga tymi i zjarreve të ndezura duke u vënë flakën dyshekëve në shenjë proteste ose dëshpërimi”, theksohet në artikull.

Për më tepër, “Domani” raporton për mungesën e transparencës dhe përkushtimin e qeverisë italiane për të mbajtur këtë qendër larg syrit të publikut dhe deputetëve, duke e konsideruar vizitën e tyre një shqetësim për autoritetet.

Në artikull përmendet edhe dëshmia e deputetes Debora Serracchiani dhe Claudio Stefanazzi, të cilët kanë vizituar kampin dhe kanë dokumentuar rastet e rënduara të personave që përballen me probleme serioze psikologjike dhe shëndetësore, përfshirë dhe raste të tentativave të shumta vetëvrasjeje dhe kushteve të këqija shëndetësore.

Pas

Putin i hapur për takim me Zelensky-n vetëm në “fazen përfundimtare” të negociatave për paqe

Para

Aksident në Malin e Dhëmbelit/ 68-vjeçari rrëshqet me kafshën e punës, plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

Para
Aksident në Malin e Dhëmbelit/ 68-vjeçari rrëshqet me kafshën e punës, plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

Aksident në Malin e Dhëmbelit/ 68-vjeçari rrëshqet me kafshën e punës, plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

 



Të Fundit

Dita e gjashtë e procesit, rinumërohen gjysmat e kutive për qarkun e Tiranës

Sulmi ndaj faqes online të Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

Operacioni “Plazhi i lirë” në Durrës, sekuestrohen 169 komplete me çadra dhe shezlongë

Konfiskohet hoteli në Cërrik, në pronësi të një dënuari për prostitucion

Të shtena me armë në Kamëz pranë Institutit,një person i arrestuar

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e popullsisë palestineze

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.