14:09 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Media kazan apo jo”, Rama komenton NJË MË NJË analistët dhe gazetarët

21:59 | 09/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Media kazan apo jo”, Rama komenton NJË MË NJË analistët dhe gazetarët

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” është pyetur në lidhje me një fjalë që ai iu drejtohet mediave prej kohësh, duke i quajtur ato si “Media kazani” apo “Katund Mediatik”.

I pyetur për të klasifikuar analistët dhe gazetarët “Katund mediatik ose jo katund mediatik”, Rama  ka shprehur mendimin e tij për secilin prej tyre.

Blendi Fevziu, Henri Çili, Sokol Balla, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Ylli Rakipin etj.. , ishin disa nga emrat, fotografitë e të cilëve u afishuan në ekran. Për disa prej tyre, Rama tha se për punën që bëjnë janë media kazani, por jo ata si njerëz.

BLENDI FEVZIU

Rama: Kazan, nuk po e shaj Blendin po si emison  është  kazan

ENI VASILI

Rama: Enin e kam shoqe

SOKOL BALLA

Rama: Kazan

RUDINA XHUNGA

Rama: Se kam ndjekur më Rudinën

YLLI RAKIPI

Rama: kazan

ARTUR ZHEJI

Rama: Se di se ndjek, çfarë është kjo është kosh, nuk e di çfarë bën.

HENRI ÇILI

Rama: Kazan më burrë, gazetat nuk i lexoj mesa mbaj mend kazan

ARMAND SHKULLAKU

Rama: Kazan

ANDI BUSHATI:

Rama:thellë kazan, ka rënë.

Çani: I bie që i referohesh personit

Rama: Profesionit jo personit. Shoferi është një person, jashtë timonit mund të jetë një njeri shumë I mirë por jashtë timonit mund të bëjë hata.

FATOS LUBONJA:

Rama: Ça të them

Çani: A është kazan mediatik apo jo

Rama: Po jo mor burrë

BATON HAXHIU:

Rama: Nuk i përket katundit mediatik

Çani: Ah e don ky këtë..

Rama: Më vjen shumë keq, Batoni është jashtë katundit, hyn dhe del por nuk është pjesë e këtij

BESART KADIJA:

Rama: Kush është ky?

Çani: Është shumë i talentuar, shkruan herë pas here. Do ishte shumë i mirë si Ministër Financash

Rama: Pse e ke futur këtu?

Çani: Sepse shkruan për ekonominë, është i paparë

Rama: Nuk lexoj gazeta unë

ANDI TELA:

Rama: Kush është ky

Çani: Drejtori i News 24, ka qenë para ca kohësh, ka kohë në hije

Rama: Kam respekt në distancë sepse nuk e kam parë të shfaqet në funksion të interesave të katundit mediatik

Rama: Nuk e shoh të angazhuar me këto zhvillimet

SHPËTIM NAZARKO:

Rama: Është bërë helm, Nuk ka lidhje, është njeri që është në botën e tij, jo në pjesën e interesave. Nuk i përket fare kësaj bote, ky është vlerësim për të

MUSTAFA NANO:

Rama: Nuk jemi në atë fazë, akoma. Kazan

ARTAN HOXHA:

Rama: Kazan kazan, thellë kazan

ILVA TARE:

Rama: Për Ilvën kam shumë respekt si person. Kazan është produkti

ÇIM PEKA:

Rama: Se Çimi është kazan, kazan komplet, asgjë tjetër përveçse por s’kam me personin. Janë manipulatorë të manipuluar

ILIR BABARAMO:

Rama: Kazan

LORENC VANGJELI:

Rama: Ça është kjo, nuk i ndjek, nuk është pjesë e kësaj bote. Është një person që del atje. Nuk jeton me ato interesa që jeton aty brenda

ARJAN ÇANI:

Rama: Ti je kazani i parë, Zona e Lirë është kazani i parë, por ta thashë, ti je i pranueshëm sepse ti nuk e fsheh dhe nuk pretendon t’i japësh njerëzve leksione morali që të thush çfarë duhet bërë.

Në katundin mediatik, ka protagonistë, ka edhe njerëz të tjerë që hyjnë dhe dalin, kurse ti je te hyrja e katundit. Kjo është një gjetje e jotja dhe këtu brenda i lejon vetes gjithçka. Ke një periudhë që i qepesh filanit dhe nuk e fsheh. Nuk thuan se çfarë është e mira ose e keqja, kurse këta të heqin mendjen

Çani: Edhe unë jam kazan?

Rama: Ti je kazani i parë, duke qenë se ishe i suksesshëm si kazan dhe krijove një lloj infeksione

Çani: E mban mend se ishim miq

Rama: Si se mbaj, bashkë e kemi filluar (S.SH/Shuplaka) 

Etiketa: edi ramamedia kazan
Pas

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Suedi – Francë (VIDEO)

Para

“Sekretarët e Përgjithshëm nuk u japin as naftë ministrave teknikë për të lëvizur, nuk ua zbatojnë urdhrat”

Para
“Sekretarët e Përgjithshëm nuk u japin as naftë ministrave teknikë për të lëvizur, nuk ua zbatojnë urdhrat”

"Sekretarët e Përgjithshëm nuk u japin as naftë ministrave teknikë për të lëvizur, nuk ua zbatojnë urdhrat"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Sheqisht të Patosit, Flakët Shpërthejnë Gjatë Bashkimit të Tubave Plastikë

Britania Organizoi Fluturime Çarter nga Izraeli për Evakuimin e Qytetarëve të Saj

Tiranë | Finalizohet Operacioni “Informaliteti”, Bllokohet Një Karburant në Paskuqan

Berisha: Po Dokumentojmë Farsën Zgjedhore, Protestat Do Nisin Në Shqipëri dhe Jashtë Vendit

Tragjedi në Itali: 46-Vjeçari Ndërron Jetë Pas Përplasjes me Makinë

Berisha Publikon Dëshmi për Manipulimin e Votave të Diasporës: “Një Proces i Kontrolluar Fund e Krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.