Gazetari i njohur Blendi Fevziu duke folur për cilësinë e medias në vend dhe faktorët që ndikojnë në të është shprehur se deri më tani asnjëherë nuk ka negociauar për emisinin e tij.
Fevziu ka deklaruar se ditën që do të vijë koha për të negociuar do e mbyllë, pra atë të televizionit ku punon tani TvKlan dhe do të hapë një derë tjetër.
I pyetur nga Çim Peka në emisionin “Fakt” nëse këtë shqetësim a e ka pasur në televizonin ku punon, Fevziu është përgjigjur: “Unë përsonalisht nuk kam ndjerë kurrë shqetësime të këtij lloji. Unë e shoh që kjo është një tendencë e përgjithshme. Në fund të fundit unë nuk jam një njeri që varem nga raportet që mund të kem me televizonet. Kam ndërtuar raportin tim me emisionin tim. Kam ruajtur një axhendë timen. Nuk kam lejuar kurrë që të negocioj për emisionin tim. Ditën që do të vijë koha për të negociuar , e mbyll atë derë të atij emisioni dhe gjej një derë tjetër”.
Më tej ai ka theksuar se media ndodhet në një situatë të rënduar mediatike.
“Nuk dua të dukem paradoksale dhe nuk do dua tja vë gishtin drejtpërdrejt atij, por mbi të bie përgjegjësia. Unë mendoj që sot kemi një situatë të rënduar mediatike. Por që është një miksim gjërash, në rradhë të parë. E para është një tentativë e vazhdueshme e pronarëve të mediave për ta kthyer median në një lloj biznesi fitimprurës. Ka qenë gjithmonë por për momentin është më e theksuar. E dyta kemi një problem nga mënyrën sesi funksionojnë gazetarët të cilët të cilët po tentojnë t’i japin peshë personale vetes duke krijuar situata kaotike vetë brenda mediave. E treta vjen nga trasformimi mediatik global, pra jo vetëm te ne, kemi kalimin nga media tradicionale te media e rrjeteve sociale. Unë kam më shumë se një vit që nuk shoh lajme në televizion sepse po të shikosh celularin tim në çdo moment mbërrin lajm. Ka një tendencë që mediat duan t’i kthejnë në spektakle, muzikë, pasi është më komode për pronarët, nuk të krijon problem me qeverinë , me bandat, me njerëzit e biznesit”, shprehet Fevziu. (J.V/Shuplaka)