Ambasada e Holandës në Shqipëri deklaron se media në Shqipëri është nën kërcënime dhe po përballet me probleme të shumta lidhur me lirinë e shtypit.
Teksa po organizon së bashku me SHBA një samit për demokracinë, ambasada holandeze thotë se ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Ambasada holandeze nuk është institucioni i parë perëndimor që flet për situatën e rëndë ku ndodhen mediat në vend, ku pas raportit të DASH dhe sulmit ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.
Postimi i Plotë i Ambasadës Hollandeze në Tiranë:
Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.
Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.🗞️ Liria e Medias = Demokraci”
Discussion about this post