20:14 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Media një problem më i madh se Rama, janë shndërruar në qendra biznesi të mjaltosura pas qeverisë”

17:21 | 22/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Letër Emiljano Shullazit

“Media një problem më i madh se Rama”, kështu e ka nisur shkrimin e tij gazetari Basir Çollaku, i cili duke iu referuar zhvillimeve të protestës së banorëve të Unazës së Re, flet edhe për “kapjen e medias nga qeveria dhe kryeministri”.

Çollaku shkruan se: me përjashtim të “Shijak Televizion, Fax News, në kohën e plotë të protestës, televizionet e tjera janë tangent diku me ndonje kronikë kur përgjaken protestues apo policë.

Ndërsa ngre disa pyetje, gazetari shkruan se arsyeja e kësa heshtjeje mund të gjendet në përfitimet e tyre ekonomike me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

“Por sot sjellja e Medieve sidomos kombetare dhe publike, eshte problem me i madh se Edi Rama. Sepse ata jane prodhuese te Rames. E kane bere. Nese nuk e zhbejne ai do i shkermoqe kur te doje dhe do jene pa asnje protestues prane. Nese e lene ne hallin e tij, ikja e tij dhe perfitimi i shqiptareve eshte i larte. Ne te kundert televizionet jane me te demshme, fort here me me kosto se vete qeveria”, shkruan Basir Çollaku.

E PLOTË:

Media nje problem me i madh se Rama

Protesta e banoreve te Unaza e Re, po mbyll javen e trete dhe mediet kombetare por jo vetem, nuk kane pasur ngene kohore dhe te interesave te gjenden prane lajmit me se pari. Top Channel, Tv Klan dhe Vizion plus jane tangent diku me ndonje kronike kur pergjaken protestues apo police. Keto televizione jane pasuri publike sepse konsumojne frekuencat si pasuri e tille. TVSH dihet se eshte ne xhepat e qeverise dhe me se shumti jepet me qera per te gjitha qokat e pushtetit
Çfare po ndodh?!?!
Qindra banesa jane mijera banore. Mijera banesa ne rradhe ne projektin e Lanes per tu shembur, jane dhjetera mije banore te Tiranes me destinacion te pastrehe dhe te plaçkitur.
A ka lajm ketu?
A po protestojne qindra e mijera banore?
A po demtohen police ne perplasje te urdheruar keqas nga eproret?
A po ndodh diçka?
A po dhunohen agresivisht protestuesit nga policia?
A po shoqerohen femije neper komisariate?
A po arrestohen banore nga krevatet e spitalit?
A duhen hetuar Agjencite e Aluiznit, Pronave, zyra e regjistrimit, per moveprime me pasoja te medha?
A po fshihen plot shkelje ligji dhe grabitje?
A po ndahen para mes pushtetareve te qeverise dhe politikes me biznesin investitor i dyshimte ne procedura te fitimit te tenderit?
A jane banoret ne proces legalizimi dhe VKM-te i kane klasifikuar ligjerisht pronare?
A kishte nisur firma fituese te punonte pa leje, pasi leja zhvillimore iu dha me date 20.11.2018?
Dhe pyetjet jane pa fund. Duke mos lene menjane sarkazmen e kryeministrit ndaj banoreve, kryesisht verioreve ndaj te cileve flet me urrejtje. Pasi ka bere selfi mendimit te tij delirant, Rama sheh i qete se mediet i binden atij dhe nuk anojne ne transmetim nga Protesta. Thjesht ne raport me kohen e ndodhjes se ngjarjes. Nuk duhet marre leje ne qeveri per te bere lajme. Kjo eshte njelloj me mbylljen e fikjen e ekraneve. Por, por nese je dendur me leje ndertimi dhe leje per te vjedhur e perfituar, atehere telekomanden e televizionit e ka ne dore qeveria dhe shefi i saj.
Shijak Televizion, Fax news, ne kohen e plote te protestes dhe pjeserisht news 24, e tek tuk Ora news, apo, jane ekranet prane protestes. Perse Top, Klan, Vizion, TVSH, jane ftohte thuajse te ngrire ndaj Protestes..?! Sepse e kesaj heshtje mund te gjendet ne perfitimet e tyre ekonomike, mjaltosjen me qeverine dhe Bashkine e Tiranes. Edhe nese Rama, Veliaj, Balla, etj bejne nje fjali reagim vrapojne tv te rrine gatitu..Transmetojne derdelline e Rames pa nderprerje. Nese projekti do kalonte nga ishujt e banimit te tyre atehere do benin hatane. Do shanin shefin e qeverise me rob shpie. E kane bere jo pak here. Sepse shumica e medieve, jane kthyer ne qendra biznesi, duke lemuar e perkedhelur interesat financiare ne rritje. Jane rrogtare te Rames, ushtare e sejmene. Dhe rrine gati sapo ai te jete ne liste per te ikur, sepse duhet te lidhin kontrata te reja me pushtetare te rinj. Por sot sjellja e Medieve sidomos kombetare dhe publike, eshte problem me i madh se Edi Rama. Sepse ata jane prodhuese te Rames. E kane bere. Nese nuk e zhbejne ai do i shkermoqe kur te doje dhe do jene pasnje protestues prane. Nese e lene ne hallin e tij, ikja e tij dhe perfitimi i shqiptareve eshte i larte. Ne te kundert televizionet jane me te demshme, fort here me me kosto se vete qeveria. Sepse tani mbrojtjen Rames nga Krimi ia bejne Mediet dhe pas tyre institucionet e kapura. Sot, problem me i madh se Rama ishin dhe jane Mediet..Ndaj rrjetet sociale po mundin tradicionalen sepse kane me vete misionin..

(B.H/FAXWEB)

 

Etiketa: basir collakumedia Ramaunaza e re
Pas

Nis protesta tek Unaza e Re, banorët përplasen me FNSH-në (VIDEO)

Para

Basha vihet në krye të protestës, paralajmëron Ramën: Do ta paguash

Para
Basha vihet në krye të protestës, paralajmëron Ramën: Do ta paguash

Basha vihet në krye të protestës, paralajmëron Ramën: Do ta paguash

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6-të bashki

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin Ajatollah Ali Khamenei

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar, aq më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s’do ta ndalin integrimin

Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

Bashkëpunim kundër krimit –Tiranë, Forumi i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Rajonit

Sulmet ajrore me dronë e raketa, si Izraeli po shkatërron infrastrukturën bërthamore të Iranit

“Fortesa bërthamore” e Iranit nën tokë sfidon Izraelin! Pse Fordow është i paprekshëm edhe nga bombat më të fuqishme ajrore

Presidenti Rumen Radev: Bullgaria mbështet integrimin europian të rajonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.