22:02 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mediat botërore jehonë protestës, nga telat me gjemba tek krahasimi me rënien e regjimit komunist

20:07 | 21/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mediat botërore jehonë protestës, nga telat me gjemba tek krahasimi me rënien e regjimit komunist

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare

Gazetat dhe televizionet më prestigjioze të botës kanë trajtuar protestën e ditës së sotme të thirrur nga opozita përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë, përmes të cilës kërkohej dorëheqja e Kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe integrimin e shpejtë të vendit.

Kronika e realizuar nga televizioni italian TG 2, për protestën,  nis me fjalët, “Një manifestim kaq i madh, thuhet se nuk është parë që nga rënia e regjimit të diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1991″.

Media italiane interviston edhe një protestues i cili shprehet për situatën në të cilën ndodhet vendi duke bërë një lidhje të krimit me politikën.

“Mijëra protestues, mbështetës së opozitës shqiptare, rrethuan godinën e parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”, – shkruan Daily Mail.

Ajo shton se qindra policë dhe tela me gjemba ishin vendosur për të mbrojtur Parlamentin nga protestuesit, ndërsa sesioni parlamentar i së enjtes u anulua.

“Deputetët e opozitës, pjesë e partisë së qendrës së djathtë të Lulzim Bashës , firmosën djegien e mandateve dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme. “Ne do të drejtojmë një proces paqësor dhe demokratik për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”,”- shkruan kjo e përditshmja britanike duke cituar edhe deklaratën e kryedemokratit Basha.

Ndërkohë protesta është trajtuar edhe nga gazeta prestigjioze gjermane Deutsche Welle, duke përmendur masat e marra për mbarëvajtjen e saj si dhe duke p[ërmendur thirrjet e bëra nga ndërkomëtarët që të shm,anget dhuna.

“Shtatë kordonë me policë kanë rrethuar të  (21.02.2019) Parlamentin për ta mbrojtur atë nga aktet e mundshme të dhunës, në protestën e dytë masive të paralajmëruar të opozitës. Thirrjet nga faktori ndërkombëtar për shmangien e akteve të dhunës dhe zhvillimin paqësor të protestës vijojnë edhe sot duke iu adresuar të gjitha palëve: organizatorëve, protestuesve dhe qeverisë”, – shkruan DW.

Edhe Zëri i Amerikës i ka dhënë një hapësirë jo të vogël kësaj proteste për të cilën shkruan se ajo u mbyll pa incidente, ndërkohë që trajton edhe rrethimin e Parlamentit nga telat me gjemba.

“Eshtë mbyllur pa incidente protesta e sotme e opozitës, e cila nisi para parlamentit, i rrethuar gjatë natës me tela me gjemba, ndërsa qindra forca policie ishin angazhuar pas informacione që policia tha se kishte “për organizimin e akteve të dhunshme, me synim hyrjen në sallën e parlamentit”. Seanca normale e së enjtes, ishte shtyrë me një vendim të kryetarit të Parlamentti Gramoz Ruçi. Gjë që sipas opozitës dëshmon se tanimë “parlamenti ka rënë”, – shkruan Zëri i Amerikës.

(F.GJ/Faxweb.al)

Etiketa: mediat e huaja
Pas

“Pse i merrej fryma dhe i dridhej zëri”, vjen reagimi i parë nga opozita pas deklaratës së kryeministrit

Para

“A të qaj 5 minuta?”, deputetët që dogjën mandatin tallen keq me Ramën

Para
“A të qaj 5 minuta?”, deputetët që dogjën mandatin tallen keq me Ramën

“A të qaj 5 minuta?”, deputetët që dogjën mandatin tallen keq me Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.