10:43 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mediat e bëjnë të sigurt/ Ditmir Bushati në drejtim të një force të re politike

08:57 | 09/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Plaku në foto ka humbur”, Bushati kërkon t’i zëjë vendin Ramës? Postimi enigmatik që ka bërë (Foto)

Një ditë pas lajmit se Vetëvendosje ishte regjistruar si subjekt zgjedhor edhe në Shqipëri, në mediat kosovare është shpërndarë me shpejtësi lajmi se në krye të degës në vendin tonë do të qëndrojë Ditmir Bushati, ish-ministri i jashtëm në qeverinë Rama.

Ish-kryediplomati Ditmir Bushati, sipas burimeve të afërta më Vetëvendosjen, pritet të largohet nga Partia Socialiste e Edi Ramës, t’i bashkohet Vetëvendosjes dhe ta udhëheq atë në Shqipëri, njofton Ballkani Info.

Ndër të parët që e lajmëroi krijimin e Vetëvendosjes në Shqipëri ishte analisti Baton Haxhiu, i cili ka qenë dhe një nga promovuesit më të mëdhenj të ministrit të jashtëm në detyrë  detyrë Gent Cakaj.

Në fakt Bushati ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit, për shkak të fjalimit të tij të fortë mbajtur në Kuvend, ku u shpreh se kishte ardhur koha që përpara interesave partiakie, të vendosej interest kombëtare. (lexo edhe ketu) 

Tashmë mbetet të presim dhe të shohim aksionin e radhës së tij, nëse me të vërtetë do të vendoset në krye të Vetëvendosjes, pasi ai njihet dhe për miqësinë e tij me Albin Kurtin, liderin historic të kësaj lëvizjeje.

Krijimi i Vetëvendosjes në Shqipëri:

Edhe filozofi i këtij subjekti politik, Elvis Hoxha, ka bërë me dije se që nga data 11 mars 2019 kanë dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”.

Ai ka treguar se anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj.

Ndërsa, themeluesit, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë janë Glauk Konjufca, Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Bushatiditmir bushati
Pas

Aksidentet me pasojë vdekjen/ Publikohet raporti, ja ku renditet Shqipëria

Para

“Koni mund të shkarkohet”, ish-zëvendësministri i Ramës nxjerr zbuluar qeverinë

Para
“Koni mund të shkarkohet”, ish-zëvendësministri i Ramës nxjerr zbuluar qeverinë

“Koni mund të shkarkohet”, ish-zëvendësministri i Ramës nxjerr zbuluar qeverinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Festivali i Arkitektëve, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

Tragjike në Itali! 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.