Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër, mediat nga nxitimi për të zbuluar se cili është viktima Mirsad Kuçi, padashur kanë ngatërruar foton e viktimës me një person tjetër që është shëndosh e mirë.
Si rezultat, një tjetër Mirsad Kuçi po nga qyteti i Shkodrës është detyruar të shkruajë në Facebook-un e tij se bëhet fjalë thjesht për një koinçidencë emrash, pasi ai është shëndoshë e mirë.
“Miqt e mi. Jam gjall e jam shum mir. Thjesht ka koinçidu emri i njejte. Falemnders tanve qe jeni shqetsu per mu. Ju du pafundsisht. Ngushëllime familjes te Mirsadit te vertete”, shkruan Mirsadi.
Po ashtu, ai i ka shkruar edhe portalit “Jeta Osh Qef”, që të heqë foton e tij nga qarkullimi. “Hiqeni këtë foto, se unë jam shumë gjallë e shumë mirë”.
Siç duket, në Shqipëri mjafton thjesht të kesh emrin të njëjtë me viktimën dhe gazetarët të bëjnë të vdekur pa e konfirmuar.
Në fakt, ngjarja e sotme ka tronditur gjithë opinionin publik, për shkak se bëhet fjalë për një krim brenda familjes. Xhaxhai ka qëlluar disa herë me thikë nipin e tij, duke i marrë jetën. Viktima dhe autori jetonin të dy në të njëjtin oborr. (D.D/Shuplaka)