17:39 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

 Mediat e Kosovës: Tërheqja zvarrë e Gjuriçit skenar i Thaçit. Është kjo pjesë e një skenari më të madh të nisur nga Rama dhe Vuçiç?

12:44 | 27/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
 Mediat e Kosovës: Tërheqja zvarrë e Gjuriçit skenar i Thaçit. Është kjo pjesë e një skenari më të madh të nisur nga Rama dhe Vuçiç?

Hashim Thaçi ka ushtruar dje funksionin e “Komandantit Suprem”, veçse jo me ushtri por me disa njësi policore. Burime të Gazetës Express thonë se Presidenti ka urdhëruar policinë që ta tërheqin zvarrë Marko Gjuriçin në qendër të Prishtinës. A është kjo pjesë e një skenari më të madh – të nisur nga Rama dhe Vuçiç dhe i miratuar nga Thaçi – për shkëmbin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë?

“Dhoma e Situatave” dje është zhvendosur në Presidencë, ku Hashim Thaçi i ka marrë krejt përgjegjësitë e aksionit për arrestimin e Shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Burime të Gazetës Express thonë se Thaçi ka mbledhur në zyrën e tij zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, ministrin e Brendshëm Flamur Sefa dhe drejtorin e Policisë. Ai aty ka dhënë instruksione se si të veprohet në Veri, ku edhe u dërguan forcat elitë të policisë.

Një zyrtar i pranishëm në takim ka treguar në kushte anonimiteti për dy orët dramatike – nga momenti i hyrjes së Gjuriçit në Kosovë e deri te sjellja e tij në Komandën e Policisë.

Sipas këtij burimi, Thaçi ka pasur një telefonatë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin kohët e fundit ka krijuar një relacion interesant.

“Vuçiç e ka kërcënuar Thaçin se do ta sjellë ushtrinë në kufirin me Kosovën”, ka treguar një zyrtar për Express.

Pas kësaj telefonate, Thaçi ka urdhëruar policinë që ta sjellin në Prishtinë zyrtarin e lartë serb. E madje, sipas tij, ishte vetë Presidenti që ka urdhëruar që të çnderohet ai përmes krijimit të një skene ku qytetarët dhe mediet do ta shihnin të lidhur zyrtarin serb, kokulur, të zhubravitur dhe të lidhur.

Por, a ishte kjo hakmarrje e Thaçit pas telefonatës kërcënuese të Vuçiçit apo këtu fshihet diçka tjetër?

Zyrtarë ndërkombëtarë që kanë folur për Gazetën Express thonë se ekziston frikë se kjo çfarë ndodhi dje është pjesë e skenarit të frikshëm për ndarjen e Kosovës.

“Krijimi i rrethanave të reja, pra shpërthimit të konfliktit në Veri, do të sillte deri te krijimi i një situate të re. Mbase këtu Serbia do të shtynte më pas idenë e saj për ndarjen e Kosovës”, ka treguar një diplomat perëndimor, në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Ndryshe, sipas të njëjtave burime, kryeministri Haradinaj, i cili është lënë jashtë zhvillimeve të djeshme, aktualisht po ndihet i frustruar. E, raportet e ngushta që ai i kishte krijuar me Presidentin Thaçin gjatë dizajnimit të Qeverisë së re, tashmë janë ftohur fare.

 

Etiketa: gjuricHashim Thacirama
Pas

Tifozi kërkon ta puthë, shikoni si “driblon” Cristiano (Video)

Para

Nuk kanë mëshirë, këto janë tre shenjat e horoskopit me shpirtin më të lig

Para
Nuk kanë mëshirë, këto janë tre shenjat e horoskopit me shpirtin më të lig

Nuk kanë mëshirë, këto janë tre shenjat e horoskopit me shpirtin më të lig

Discussion about this post

 



Të Fundit

Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8

Konferenca/ Krerët e Doganave nga Ballkani dhe vendet e BE-së takohen në Tiranë! Dalin me deklaratë të përbashkët: Angazhim për lehtësi doganore

Pamje të reja nga rrëzimi i avionit në Indi, ngrihet mirë por pastaj diçka nuk ka funksionuar…

Zelensky: Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë e Rumaninë

Irlanda e Veriut zhytet në kaos, protestat kundër emigrantëve degjenerojnë në dhunë, flakë e shkatërrime

Bordi i Përbashkët i Mitrovicës mban takimin e parë, kush ishin të pranishmit

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur, shenjat dhe trajtimi i tij

Tragjedia në Indi/ Presidenti Begaj: Të trishtuar, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Tre vajza adoleshente sulmojnë brutalisht një 75-vjeçar në Britani dhe regjistrojnë momentin me celular

Elbasani problematika me ujin e pijshëm, Ujësjellësi apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen! Task-Forcë kontrollesh dhe kamera për lidhjet e paligjshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.