Shqiptari Florenc Beqiraj, ndodhej në Francë prej 19 muajsh dhe u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin. Por mediat franceze kanë shkruar një artikull që hedh shumë dyshime.
Sipas “laprovence.com”, 23-vjeçari shkodran kishte shkruar se “ai madje kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar” të kthehej sa më parë në Shqipëri”.
“Diçka është e gabuar në këtë dosje”, shkruan kjo media franceze. Sipas saj, 48 orë para tragjedisë, Florenci kishte raportuar se ishte “kërcënuar” nga një “bashkëvuajtës” , te cilit gjithashtu i ishte refuzuar azili. “Por më 13 dhjetor, ai i tha shefit të tij se kishte frikë se mos vdiste gjatë natës”, është shprehur një mik i Florencit për ta.
Më tej shkruhet se drejtuesit e kesaj qendre, megjithatë, nuk kane dyshime se vdekja e tij ishte për shkak të vetëvrasjes. Prokuroria do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato, avokat për familjen Beqiraj, do të paraqesë një padi kundër një personi qe mediat franceze e identifikojnë vetem me “X”. (J.V/Faxweb)