09:02 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Mediat gjermane: Serbët e Kosovës do të kenë një “parlament” të vetin me “qeveri” dhe “president”

16:33 | 10/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Mediat gjermane: Serbët e Kosovës do të kenë një “parlament” të vetin me “qeveri” dhe “president”

Mediat gjermane i kanë kushtuar së fundi një vëmendje të madhe ngjarjeve të Ballkanit. Më shumë janë fokusuar në raportet shqiptaro-serbe, si pas murit në Mitrovicë, arrestimit të Haradinajt, trenit dhe dështimit të raundit të fundit të dialogut.

Gazeta e Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se Kosova ka shpallur pavarësinë me 2008 por rezultoi që kjo të jetë një “pavarësi e klasit të dytë”.

“Anëtarësimin e Kosovës në OKB po e eviton Serbia përmes vetos së mikut të saj Rusisë në Këshillin e Sigurimit. Pasi që anëtarësimi në OKB është kusht për anëtarësim edhe në shumë organizata të tjera, shkaktohet një reagim zinxhirë që rezulton me mbylljen e dyerve në shumë prej tyre”. Kosova është anëtarësuar në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në federatat e futbollit FIFA dhe UEFA. Por jo edhe në organizatat tjera siç janë Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU), një nënorganizatë e OKB-së. Në negociatat e Brukselit palët janë marrë vesh që Kosova të ketë një prefiks telefonik, të cilin Serbia e quan ‘gjeografik’, jo ndërkombëtar. FAZ nënvizon se Serbia i arrin marrëveshjet me Kosovën vetëm nëse bëhet fjalë për Kosovo/a* – pra me një fusnote, që dëshmon se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Gazeta FAZ shkruan se Kosova ka paguar deri tani rreth 220 milionë euro për shfrytëzimin e prefiksit të Monakos dhe Sllovenisë për dy rrjetet e telefonisë mobile. Po ashtu për çdo bisedë apo mesazh telefonik Monaco Telecom dhe Telekom Slovenija arkëtojnë mes 20 deri 50 për qind të shumës. Ndonëse Kosova do të ketë prefiks telefonik, bisedat me Serbinë do të zhvillohen me tarifë lokale. Serbët e Kosovës mund të kenë në të ardhmen edhe rrjetin e tyre të telefonisë mobile. Në anën tjetër, komunat dhe enklavat e pakicës serbe në Kosovë në të ardhmen edhe formalisht do të jenë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës, shkruan gazeta.

Për këtë kanë rënë dakord qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë në negociatat e Brukselit. Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë stemën dhe flamurin e vet dhe do të administrojë vetë politikën arsimore, shëndetësore dhe sociale. Gazeta shkruan se serbët e Kosovës do të kenë një ‘parlament’ të vetin me ‘qeveri’ dhe ‘president’, të cilët do t’i përfaqësojnë ata ndaj Prishtinës. Ata po ashtu mund të zgjedhin shefin e tyre të policisë, ndonëse ai formalisht do të emërohet nga autoritetet kosovare. Por si “më i rëndësishmi” vlerësohet financimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe drejtpërdrejt nga Serbia, që të kujton Republikën Serpska në Bosnje-Hercegovinë”, shkruan Deutsche Welle. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: kosovaparlamentserbia
Pas

Emiljano Shullazi bëhet operacion, shtyhet seanca gjyqësore

Para

Gjendet një ton drogë në Kurbin, afër vendit ku ra avioni i Guido Gudit

Para
Kaluan 78 kilogramë kanabis jashtë kufirit, arrestohen dy shqiptarët

Gjendet një ton drogë në Kurbin, afër vendit ku ra avioni i Guido Gudit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.