08:25 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mediat greke ngrenë alarmin: Erdogan presion Tiranës për të strehuar ‘Vëllazërinë Myslimanë’. Shqiptarët rrezikojnë të kthehen në një ‘landfill’!

11:26 | 12/07/2021
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mediat greke ngrenë alarmin: Erdogan presion Tiranës për të strehuar ‘Vëllazërinë Myslimanë’. Shqiptarët rrezikojnë të kthehen në një ‘landfill’!

Mediat greke kanë ngritur alarmin së fundmi se vendi ynë rrezikon të kthehet në një landfill të vërtetë, pasi sipas tyre, presidenti turk, Erdogan, po i ushtron presion Tiranës zyrtare për të bërë të mundur strehimin në vendin tonë të ‘Vëllazërisë Myslimane’.

Ka qenë media greke tribune.gr, e cila ka bërë një artikull lidhur me rrezikun që cënon Shqipërinë për t’u kthyer një depo për personat e rrezikshëm që Turqia dëshiron të strehojë. Bëhet fjalë për një organizatë, e cila quhet “Vëllazërimi Islam”, liderët e të cilës janë menduar që të sillen për t’u strehuar në vendin tonë.

“Vllazëria Myslimane” është një organizatë fetare-politike e themeluar në 1928 në Ismailia të Egjiptit nga Hassan al-Banna. Grupi mbështet përdorimin e Kur’aanit për ndërtimin dhe funksionimin e shoqërisë. Edhe pse shifrat e anëtarësimit janë të ndryshueshme, vlerësohet se në kulmin e saj, në fund të viteve 1940 grupi mund të ketë pasur rreth 500,000 anëtarë.

Ja çfarë shkruan media greke:

Shqipëria konvertuar në fole të “Vllazërisë”. Ky është plani i Erdoganit. Nëse zhvillohet, ai është një kërcënim serioz për sigurinë e Greqisë, pasi Vëllazëria Myslimane nga Shqipëria do të jetë një kërcënim i hapur për kufijtë tanë veriperëndimor. Në javët e fundit, ka pasur një intensifikim të takimeve dhe vizitave reciproke midis qeverive të Turqisë dhe Shqipërisë. Ky intensitet i lartë i marrëdhënieve dypalëshe nuk është vërejtur nga aleatët strategjikë të Shqipërisë, si dhe nga mediat botërore, të cilat kanë ngritur shumë pikëpyetje rreth orientimit perëndimor të Shqipërisë. Si produkt i kësaj dashurie, në qershor, u reklamuan shumë oferta në fushën e shëndetit dhe sigurisë por qershia mbi tortë thuhet të jetë kontrata prej 8 milion eurosh për blerjen e disa dronëve që turqit i quajnë SIHA.

Çfarë po luhet nën “tapet”?

Burimet tregojnë se qeveria Erdogan ka kërkuar nga Shqipëria që të presë udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane, të cilët u arratisën nga Egjipti pas rënies së presidentit Morsi në verën e vitit 2013. Turqia fillimisht i kërkoi Kosovës të strehonte udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane. Por për shkak të veçorive të brendshme të Kosovës dhe rrezikut të paraqitur nga këta individë, Prishtina refuzoi, duke nxitur Turqinë të kthente sytë nga Tirana.

Aktualisht, qeveria shqiptare duhet të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e Presidentit Erdogan. Shqiptarët rrezikojnë të përdoren në shërbim të interesave politike të udhëheqësit turk. Me fjalë të tjera, ata rrezikojnë të përdoren si një “depo” e vërtetë, ku çdo person i fuqishëm hedh mbeturinat e tij pasi i përdor dhe nuk ka më nevojë për to.

Pas

Rrahu nënën e saj dhe i bënte presion, arrestohet e reja në Sarandë

Para

Çfarë po ndodh me gjyqin ndaj Llallës në Apelin e Posaçëm? Dy gjyqtarë japin papritur dorëheqjen (ARSYEJA)

Para
Përfundon senaca për Adriatik Llallën, dëshmitarët japin deklaratat e tyre, ja kur do të mbahet seanca e rradhës

Çfarë po ndodh me gjyqin ndaj Llallës në Apelin e Posaçëm? Dy gjyqtarë japin papritur dorëheqjen (ARSYEJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

Raporti i OECD/ Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

Izraeli: Kemi goditur qendrat komanduese të Forcës Quds të Iranit! Aty përgatiteshin sulmet ndaj nesh

Vetëplagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Vlorë, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

Sot samiti i SEECP, policia plan masash, ja akset ku kufizohet qarkullimi i mjeteve

Mbahet sot në Tiranë Ministeriali i SEECP, Shqipëria pritet të dorëzojë kryesimin, zbardhet axhenda

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Mblidhet sot Kuvendi, diskutohet projektligji ‘Për performancën energjetike të ndërtesave’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.