Grabitja spektakolare e rreth 10 milion eurove, e bërë dje në aeroportin e Rinasit, ku viktim si rezultat i konfrontimit me policinë mbeti një prej grabitësve, Admir Murataj, ka bërë jehon në mediat ndërkombëtare. Ashtu sikurse Washington Post, Reuters, një artikull kësaj ngjarje i kanë kushtuar edhe mediat greke.
Për Admir Murataj, i cili është një emër jo pak i njohur për policinë greke, pasi ka qënë i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Trikala, nga ku edhe është arratisur së bashku me së bashku me 13 të tjerë në 2013, mediat greke kanë dhënë disa detaje të reja interesante rreth të shkuarës së tij kriminale.
Sipas mediave greke, Murataj së bashku me një person tjetër kishin grabitur edhe një bankë në Lamia, ku shumat e marra shkonin në vlerën 1 milion euro. Mediat shprehen se paratë nuk u gjendën kurrë, dhe se pas ngjarjes Murataj u burgos në Trikala.
Admir Murataj pas arratisjes së bujshme në 2013 me Marjo Kolën edhe 10 persona të tjerë, dyshohet se u strehua në Kosovë.
Discussion about this post