11:07 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Mediat greke reagojnë ashpër ndaj Ramës për deklaratën mbi Akropolin

17:05 | 01/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Përgjigjja që Kryeministri Edi Rama i dha shqetësimit të Ministrisë së Jashtme greke mbi prishjen e ndërtesave në Himarë, ndezi sulmin e mediave kryesore greke ndaj kryeministrit shqiptarë.

“Akropoli shpëtoi falë shqiptarëve është përgjigjja agresive e Edi Ramës ndaj çështjes së Himarës” hapet artikulli i gazetës më të madhe në vend, “Kathimerini”, e cila në vijim përkthen të gjithë statusin e Kryeministrit në profilin e tij zyrtar në Facebook dhe sqaron se kjo përgjigjje i referohet urdhrit për largimin nga shtëpitë e tyre të 19 familjeve homogjene himariote duke bërë një paralelizëm të Athinës me të, shkruan TCH.

“Nuk bëjmë dallime për prishjet në Himarë” është titulli i artikullit të një tjetër të përditshmeje.

“To Vima” thotë se për kryeministrin shqiptarë është e patakt ndërhyrja e Greqisë në një çështje të tillë dhe për këtë arsye ka thirrur në takim ambasadoren greke në Tiranë.

Ndërsa “Epirous” artikullit të saj i ka vënë titullin “Përshkallëzohet situata! Tirana zyrtare thërret në takim ambasadoren dhe Rama provokon Athinën”, një artikull ku theksohet se pas 15 vitesh marrëdhëniet mes të dyja vendeve gjenden në buzë të Greminës.

Me një mënyrë të tijën karakteristike, vijon artikulli, ai i ka kthyer përgjigjje Athines duke përdorur një gravurë të Akropolit të vitit 1670 dhe shkruan se qëndron në këmbë sot e kësaj dite falë një shqiptari të quajtur Gjergj Dushmani, i cili u kërkoi venecianëve që të mos e bombardojnë Athinën.

Mediat greke shkruajnë se Kryeministri shqiptarë nuk e njeh historinë dhe se Gjergj Dushmani nuk është shqiptarë, por është nga Korfuzi.

Ndërkohë, “To Ethnos” shkruan se “shqiptarët vazhdojnë të provokojnë me Himarën”. Të tjera medie shkruajnë mbi atë që e cilësojnë si përgjigjjen e pabesueshme të Edi Ramës mbi çështjen e Himarës duke iu referuar edhe qëndrimit zyrtar të ministrisë sonë të jashtme, por portali online i “Pro News” shkon më tej kur shkruan se “injoranti i historisë, Edi Rama sfidon: Akropoli qëndron ende në këmbë falë një shqiptari. Himara është Shqipëri”.

Rama-Akropoli2

Statusi i Ramës në Facebook ka ndezur mediat greke, të cilat e kanë atë ndër lajmet kryesore duke i dhënë kështu akoma më shumë nxehtësi replikave që shkëmbehen në të dyja anët e kufirit prej disa javësh.

Pas

Foto/ I dashuri i Era Istrefit nuk mund të heq sytë nga…

Para

Foto/ Kim K thyen heshtjen, poston fotografinë e parë pas një muaji nga grabitja

Para

Foto/ Kim K thyen heshtjen, poston fotografinë e parë pas një muaji nga grabitja

 



Të Fundit

Natë e dhunshme në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun

Pako me eksploziv e lidhur me një celular, policia e Durrësit sqaron ngjarjen te “Veliara”

Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Vioresin Sinanin si drejtorin e ri sportiv

E rëndë në Kuçovë! 66-vjeçari ngacmon seksualisht 17-vjeçaren

Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari

Integrimi/ Shqipëria çel edhe grupkapitullin e ‘Konkurrueshmërisë’! Nesër Konferenca e Pestë e ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Mbaj përgjegjësinë për humbjen”/ Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.