Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias njoftoi se propozim-marrëveshja për çështjen e emrit të Maqedonisë është dërguar në Shkup.
Projekt-marrëveshja, tha Kotzias, “trajton të gjitha çështjet tona të hapura me Maqedoninë, si dhe një axhendë të ardhshme bashkëpunimi që do të sjellë përfitime për të dyja palët.
“E dërgova këtë axhendë në Shkup disa ditë më parë,” shtoi ai.
Mediat greke, ndër të cilat “Katimerini“ dhe “Te Nea“, raportojnë se Kotzias i ka propozuar homologut të tij Nikola Dimitrov pesë emra të mundshëm.
Pesë propozimet e Greqisë për çështjen e emrit të Maqedonisë:
Republika e Maqedonisë Veriore
Republika e Maqedonisë së Re
Republika e Maqedonisë së Epërme
Republika e Maqedonisë së Vardarit
Republika e Maqedonisë(Shkup)
Mësohet se propozimet janë të njëjta me ato të dorëzuara nga negociatori i OKB-së, Metju Nimic.