03:39 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mediat kosovare: Kurti dhe Mustafa kanë arritur marrëveshje, mbetet të njoftojnë partitë që drejtojnë

20:09 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mediat kosovare: Kurti dhe Mustafa kanë arritur marrëveshje, mbetet të njoftojnë partitë që drejtojnë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket të jenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit.

Përparimi në bisedimet disamuajshe mes partisë që i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që doli e dyta ka ndodhur në takimin e pasdites së të mërkurës, ndërmjet kreut të VV-së, Albin Kurti, dhe udhëheqësit të LDK-së, Isa Mustafa.

Dy partitë janë deklaruar pas takimit të sotëm, që zgjati rreth tre orë, duke bërë të ditur publikisht se ka pasur “përafrim” mes tyre.

“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim”, ka thënë Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate.

Para VV-së, është prononcuar edhe LDK-ja. “Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e saj brenda dy partive se një marrëveshje mes tyre është “shumë afër”.

Kjo marrëveshje, siç thonë burimet nga VV-ja dhe LDK-ja, mund të nënshkruhet nesër.

Bisedimet mes dy partive kishin ngecur prej javësh, teksa LDK këmbëngulte që ta merrte postin e presidentit, me të cilën nuk pajtohej VV-ja.

Mbetet të shihet se si janë zgjedhur mosmarrëveshjet mes dy partive./Express

Pas

Me dy djem me probleme mendore, gjendet pas disa ditësh e vdekur e moshuara

Para

Çudit pas një jave Papa Françesku: Do të të puth, por mos më kafsho (VIDEO)

Para
Çudit pas një jave Papa Françesku: Do të të puth, por mos më kafsho (VIDEO)

Çudit pas një jave Papa Françesku: Do të të puth, por mos më kafsho (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.