Teoritë e shpiunazhit përherë karakterizohen nga hije dyshimi dhe fakte të ccuditshme. E një raport i tillë me shifra aspak të njohura më parë vjen nga mediat maqedonase. Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtorë të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit. Kjo shifër është përmendur në një shkrim në gazetën maqedonase “Dnevnik”, ku nënvizohet se gjatë sistemit të kaluar, shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë, menjëherë pas serbëve dhe kroatëve në Ish-Jugosllavi.
Gazeta shkruan se ky fakt ndërlidhet edhe me të dhënat e fundit të Komisionit të Lustrimit në Maqedoni ku nga 23 funksionarët e lustruar, tetë prej tyre kanë dalë shqiptarë. Gjithashtu bëhet e ditur se një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombasit e tyre bashkëpunëtor të shërbimit sekret. UDB aktivitetin e saj kryesor gjatë sistemit të kaluar e kishte përqendruar tek shqiptarët dhe zhvillimin e situatës të ndërlidhur me statusin e tyre në Kosovë, dhe në ish-republikat e tjera jugosllave.
Analistët politikë kanë theksuar për gazetën se për shërbimet sekrete në agjendë ka qenë diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre. (E.K/SHUPLAKA)