Presidenti i shoqatës së gazetarëve europianë, Tibor Macak ka qenë në qyetetin e Fierit ku ka dalë në një pronocim për mediat.
Macak ka cilësuar sulmin ndaj Ora News dhe shkatërrimin e “Prestige Resort” si një sjellje anti-europiane për të cilën askush nuk duhet të heshtë. Ai gjithashtu tha se media nuk duhet të ketë frikë Edi Ramën, pasi politikanët janë të përkohshëm ndërsa media është e përhershme.
Macak ka qenë i pranishëm dje në protestën e opozitës, në ditën kur u zhvillua Samiti BE-BP në Tiranë dhe është shprehur se dy ishin personazhet kryesore në ate dite, Edi Rama dhe Sali Berisha, ndërsa protestën e opozitës e ka cilësuar si të drejtë për të protestuar ndërsa ka dënuar ashpër dhunën ndaj ish-kryeministrit dhe njëkohësisht liderit të opozitës, Sali Berishës.
Macak: Unë jam Tibor Macak, gazetar Slovak dhe kam ardhur në Shqipëri për pushime por gjithashtu për të parë organizimin shqiptar të Samitit ndërsa tani dua të shoh edhe se si funksionojnë mediat këtu.
Unë isha afër protestës dhe samitit, unë nuk flas shqip por dy emra degjova të cilët janë më të përfolurit Sali Berisha dhe Edi Rama. Sigurisht është e drejta e opozitës të protestojë dhe të kritikojë qeverinë dhe pikërisht kjo ndodhi në këtë moment.
Goditja e liderit Sali Berisha nuk ishte e pranueshme, pavarësisht se ai është i akuzuar për korrupsion. Është në kulturën tonë të kryejmë bisedime dhe jo të përdorim dhunë. Më vonë mund ti ndodhë e njëjta gjë Edi Ramës.
I pyetur në lidhje me sulmin ndaj medias Macak është shprehur:
Është e papranueshme për një kryeministër të merret me prishjet e drejtëpërdrejta, jo vetëm me këtë por as me ato të njerëzve të thjeshtë. Mendoj se është diçka që duhet trajtuar me kujdes dhe duhen sinjalizuar shoqatat ndërkombëtare të cilat duhet të hetojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë këtu dhe kur ai të vij në Bruksel ti kërkojnë llogari për atë që po ndodh këtu. Në europë është e papranueshme që pushteti ose forca politike të godasë në mënyrë të tillë një biznes privat.