Kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të kryesisë iu ka dhënë fund zërave për nnegociata të fshehta mes tij dhe Ramës.
Basha thotë se këto janë lajme që nxiren nga mercenarët e Rilindjes, dhe se kauza e opozitës mbeten zgjedhjet e lira, pa Edi Ramën kryeministër, dhe qeveria tranzitore.
Dy emrat që u përfolën si negociatorë mes palëve politike ishin Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi.
Reagimi i plotë i Bashës në mbledhjen e Kryesisë dhe grupit:
Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime.
Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me ramen kryeministër nuk ka për të patur.
30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Ramës.
Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.
Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.
Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese.
(E.K/Faxweb.al)