Mediat serbe akuzojnë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se është duke paguar një shumë mjaft të majme për të arritur lobimin tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas gazetës serbe “Alo” bëhet fjalë për një shumë prej 2.5 milionë euro. Lajmi nuk ka lidhje me zhvillimet e fundit për transformimin e FSK-së në ushtri, por diçka krejt tjetër.
“Tepër sekret: Thaçi paguan 2.3 milionë për lobim tek Trump”, është titulli i faqes së parë të gazetës në fjalë. “Thaçi ka nënshkruar kontratë për lobim dhe këshillim me kompaninë amerikane “Alston and Bird”, e cila ka këshilltar ish- senatorin republikan dhe mikun e shqiptarëve Bob Dole, i cili do marrë 71 mijë euro në muaj për shërbimet e tij.”, vijohet më tej në nëntitull. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post