Takimi i presidentit serb me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo pak ditë më parë, bëri bujë në mediat rjonale por jo vetëm për shkak edhe të kontekstit për të cilin u përfol se u hvillua kjo vizitë.
Mediat kosovare raportuan se Pompeo i ka bërë presion Vuçiçi për ta njohur më në fund pavarësinë e Kosovës, kjo pasi edhe vetë kreu i shtetit serb e kishte lënë të kuptohej një gjë të tillë pas kthimit nga SHBA, kur tha se Serbinë e pret një vjeshtë, dhe një dimër i vështirë.
Por nga ana tjetër, në mediat serbe është po qarkullon një lajm i pakonfirmuar ku thuhet se presidenti Donald Trump është i vendosur ta zgjidhur këtë çështje deri në mesin e vitit 2020.
Gazeta serbe “Informer”, ka shkruajtur se Trump në plan t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 avionë luftarakë F-16 si dhe anëtarësimin ne Bashkimin Europian deri në vitin 2024.
Burimet të cilave u referohet gazeta, thonë se “Trumpi ka dalë me idenë t`i ofrojë Serbisë një plan të ngjashëm me atë “Marshall” për Gjermaninë e pas Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.
“Informer” pretendon se një ofertë e tillë do t`i përcillet Beogradit përmes përmes përfaqësuesit të sapoemëruar special për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.