16:11 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mediat serbe vënë alarmin: Thaçi nga Amerika po vendos kontakte direkte me Trump-in

10:10 | 12/01/2017
në Aktualitet, Rajoni, Te Gjitha
0
Hashim Thaçi, sot në adresimin e parë si President, opozita jo e pranishme

Gazeta beogradase “Danas”, e cila raportoi drejtpërdrejt nga Washingtoni, shkruan se Hashim Thaçi është lideri i parë ballkanik që ka vendosur kontakte me administratën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke i potencuar takimet me liderët republikanë Bob Dole dhe James Demint., shkruan Telegrafi. 

Këto burime serbe pohojnë se është veçanërisht i rëndësishëm takimi me senatorin Bob Dole, njeri i afërt me presidentin e ri amerikan. Këto ditë u konfirmua se ish-kandidati presidencial amerikan Bob Dole është emëruar si zëvendëskryesues i ekipit tranzitor të Presidentit Trump.

Gazeta serbe përkujton se Kosova, pas Izraelit, është vendi i dytë në botë për donacione amerikane për kokë banori. Siç shpjegojnë burimet e gazetës në Washington, Thaçi, i cili nga e hëna deri të enjten është në një vizitë zyrtare në SHBA, do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë”, por gazeta potencon “se janë konfirmuar edhe takimet e tij me senatorë republikanë me ndikim, siç është Bob Corker, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatoret nga Iova, Joni Ernst, të cilët konsiderohen shumë të afërt me administratën e Trumpit, si dhe diskutime me liderë republikanë dhe demokratë në Kongres”.

Burimet e Danas-it komentojnë se është “edhe më e rëndësishme” që presidenti kosovar është takuar me dy ish-senatorë me ndikim të madh, Bob Dole, “të vetmin ish-kandidat për president i cili e ka mbështetur Trumpin gjatë fushatë zgjedhore, i cili së fundi është emëruar zëvendëshef i ekipit transitor të Trumpit”, si dhe me James DeMintin, shefin e institutit amerikan me ndikim, Heritage Foundation, dhe për të cilin mediet amerikane spekulojnë se “vjen nga një krah tejet konservator i partisë Republikane dhe se është një nga personat më me ndikim në ekipin transitor të Trumpit”.

“Fondacioni Heritage ka përgjegjësinë për të hartuar politikën e administratës së re amerikane, kurse Bob Dole është i njohur si një nga lobuesit veteranë të kosovarëve në SHBA dhe njëra nga rrugët kryesore në Prishtinë mban emrin e tij” – pohojnë burimet e gazetës serbe në Amerikë. Gazeta e Beogradit përkujton se mediet e huaja kanë raportuar se pikërisht Dole e ka bindur Trumpin që të bisedojë me presidentin e Tajvanit, gjë që i ka dhënë fund traditës katër-dekadëshe të presidentëve amerikanë të cilët i janë shmangur kontakteve me Tajvanin për të mos zemëruar Kinën.

Gjithashtu, burimet e “Danas” nga Uashingtoni shkruan se Thaçi do të zhvillojë takime private në Nju Jork me anëtarë të kabinetit të ardhshëm të Trumpit, ndërkaq në kuadër të agjendës jozyrtare është paraparë që të zhvillojë diskutime edhe në organizata me ndikim të tilla si Këshilli Atlantik dhe Brookings Institute. Presidenti kosovar, shkruan “Danas”, është shprehur se qëllimi i vizitës së tij në SHBA është “konfirmimi i marrëdhënieve shumëvjeçare strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së, diskutimet për integrimet euroatlantike, si dhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës”.

Ndërkaq, “Danas” potencon se Kosova është në vendin e dytë në botë, menjëherë pas Izraelit, për sa i përket ndihmave që i merr nga SHBA për kokë banori. Këtë e ilustron më së miri fakti që vitin që shkoi është konfirmuar që Kosova do të përfitojë nga investime të reja në energjetikë në vlerë prej disa dhjetëra miliona euro nga një fond i Mileniumit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: gazeta serbekosovathacitrump
Pas

Floriana Garo mohon kategorikisht zërat se do të bëhet deputete: Lajmi s’është i vërtetë

Para

Shpërthen Bleona Qereti: O plehra… nënat e motrat e “virgjëra” ku t’i keni (FOTO)

Para
Shpërthen Bleona Qereti: O plehra… nënat e motrat e  “virgjëra” ku t’i keni (FOTO)

Shpërthen Bleona Qereti: O plehra... nënat e motrat e “virgjëra” ku t’i keni (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.