Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga në bashkëpunim me Alores sollën projektin më të ri me titull “ Pa ty jetoj”.
Disa medie shkruajtën se kënga e Çiljetës ka të bëjë me jetën e saj private. Madje disa shkruanin se” “Çiljeta zi dhe vaj për dashurinë e humbur…”
Kaq ka mjaftuar që vetë Çiljeta të reagoi ashpër ndaj këtyre zërave. Ajo shkruan se jeta e saj është ë mbushur me dashuri dhe se për të arritur disa klikime nuk do mund të zbehin shkëlqimin e saj.
“Te dashura Media, “profesionalizmi” juaj per klikime po kapercen çdo limit. Keqardhje per Ju. Nje gazetari hajdute qe ben vetem copy paste nga nje kompjuter ne tjetrin, qe nuk rrezaton vlera dhe ka humbur besimin, jo vetem tek ne, por edhe tek publiku per shkak te lajme “fake” qe prodhoni çdo dite. Kenga qe sapo kam publikuar nuk ka te beje aspak me jeten time personale. Fabulen e #PaTyJetoj ashtu e ka ndjere dhe ashtu e ka qëndisur @fifi.official. Jeta ime personale ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me shume dashuri! Me dashuri nga njerezit qe me rrethojne. Nga familja, nga miqte, nga bashkepunetoret e mi,Nga njeriu I zemres…E gjithe dashuria qe kam marr nga njerzit e mire dhe pozitiv qe me rrethojn ne jete eshte perkthyer ne pune profesionale, te cilat kane arritur gjithmone miliona vieës ne YouTube dhe per kete jam shume krenare. Ju vazhdoni t’i bini fyellit ne nje vrime sepse shkelqimin nuk e zbehni dot, as ju dhe askush tjeter…Ju uroj te gjithve te gjeni paqe me veten qe zemrat tuaja te rrezatojn vec mirsi…??☝?”, shkruan Çiljeta. (S.SH/Shuplaka)