Të hënën, nga mediat braziliane u raportua se mes Federatë së Futbollit të Brazilit dhe Carlo Ancelottit ka një marrëveshje që italiani të emërohet përzgjedhës i Brazilit vitin e ardhshëm.
“Seleçao” u tha se janë të gatshëm ta presin Ancelottin deri në verën e vitit e ardhshëm, kur edhe do t’i skadojë kontrata me Real Madridin.
Megjithatë, nga mediat e kryeqytetit spanjoll është mohuar të ketë ndonjë marrëveshje të tillë.
Sipas “AS”, që hodhi poshtë pretendimet nga Brazili, 64-vjeçari është i përkushtuar te puna e tij me “Los Blancos”.
Mediumi në fjalë raportoi se Ancelotti u takua me zyrtarët e Federatës braziliane dhe i falënderoi ata për interesimin e tyre.
Në këtë takim thuhet se trajneri nga Reggiolo ua bëri të qartë brazilianëve nuk mund të mendojë për një ofertë tjetër, derisa vazhdon të jetë trajner i klubit nga “Santiago Bernabeu”.