Gazetari Aulon Kalaja ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për takimin në Greqi të Edi Ramës me homologun e tij, Mitsotakis.
Kalaja tha se Rama i ka kërkuar homologut të tij që të tregojë më shumë ndikim në rajon, kërkesë të cilën gazetari e konsideron si të pakonsultuar dhe autorizuar nga qytetarët shqiptar.
Më tej Kalaja tha se Rama i ka kërkuar kryeministrit grek heqjen e ligjit të luftës, për të cilin tha se duan ta shesin si fitore, ku argumentoi se si dy vende të NATO-s qëndrimi i tij në fuqi është absurd.
“Unë mendoj se marrëveshja e detit do të dështojë. Nga ana tjetër kemi varreza të ushtarëve grek që nuk e dimë se çfarë janë, kanë ardhur si pushtues, ndërsa nuk kemi varreza të martirëve të Çamërisë në Greqi. Në këto momente nuk kemi reciprocitet.
Mbi 200 shqiptar janë vrarë në fillim të viteve ’90 por edhe më vonë, dhe jo nga sherret por nga vetë shteti grek, nga policia greke. Për minoritetin grek Rama përpiqet, dhe mirë bën sipas meje, ndërsa banorët e Astirit rrijnë me shkopinjë poshtë krevatit se kur do tua shemb shtëpitë Rama.
Mitsotakis kishte premtuar veto për Shqipërinë por që tani ka ndryshuar pozita pasi është bërë kryeministër. Nuk e trajtuan mediat e vendit tonë, por Edi Rama i ka kërkuar Mitsotakis më tepër ndikim të Greqisë në Rajon. Besoj se kjo është një kërkesë e çuditshme dhe e pa konsultuar me qytetarët por e ka bërë në kokën e tij. Rama i ka kërkuar gjithashtu Greqisë heqjen e ligjit të luftës që greku po na e shet si ‘frëngu pulën’, ndërsa të dyja vendet janë anëtare të NATO-s. Mos të na e shesin këtë sikur po bëjnë namin me heqjen e tij, sepse është absurd kjo gjë. Duket qartë se Rama po punon me një axhendë të tij personale dhe jo kombëtare.
Ne patëm një takim me intelektualë, gazetar e persona të shtresave të ndryshme ku u konsultuam dhe vendosëm që ta ndjekim këtë proces në gjithë vendin. Do jemi në Elbasan javën e ardhshme, për të deklaruar se për ne dielli lind në perëndim, ndërsa me 2 Nëntor do të kemi një takim në Gjakovë sa i përket konsultimit se cili është qëndrimi dhe orientimi politik i shqiptarëve”, tha Kalaja.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/414324162589278/
(F.GJ/FAXWEB.AL)