16:21 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mediat vluan me Florencin duke u dergjur, Ambasada Shqiptare në Francë reagon pas vdekjes

09:50 | 23/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mediat vluan me Florencin duke u dergjur, Ambasada Shqiptare në Francë reagon pas vdekjes

Mediat shqiptare vluan me Florencin duke u dergjur në shtratin e spitalit në Francë  Ambasada Shqiptare në Francë reaguar sot pas vdekjes së 23-vjeçarit në Francë. 

Ambasada njofton se çështja do të ndiqet nga afër me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit”, thuhet në reagim.

Reagimi i Ambasadës:

Duke u nisur edhe nga interesimi i veçantë mbi rastin e shtetasit zotit Florenc Beqiraj, i cili ndodhej prej disa ditësh në gjendje kritike në spitalin Nord të Marsejës (Francë), Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton me hidhërim të thellë se, sot pasdreke, ai është deklaruar i vdekur nga autoritetet spitalore franceze. Për këtë gjë, janë njoftuar familjarët e të ndjerit, përfaqësuesit ligjorë të familjes, dhe Ambasada.

Ambasada e Shqipërisë, e cila që prej njoftimit të ditës së parë e ka ndjekur nga afër rastin e të ndjerit Beqiraj, në kontakt me autoritetet policore dhe gjyqësore-hetimore dhe me ato mjekësore-spitalore të qytetit të Marsejës, si edhe me të afërmit e tij, i shpreh familjes dhe të afërmve të të ndjerit për këtë humbje të të dashurit të tyre, ngushëllimet e saj të sinqerta, si edhe ato të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Duke vazhduar ta ndjekë nga afër çështjen si me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit. Ajo risjell gjithashtu në vëmendje se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë është prioritet kryesor i veprimtarisë së qeverisë, e më posaçërisht i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe i përfaqësive të saj në botë.(J.V/Faxweb)

Etiketa: Ambasada shqiptareduke u dergjurme Florencinmediatvluan
Pas

Braktisja e Florencit, Deda: Një shtet normal do ishte shpërngulur në Paris duke kërkuar llogari!

Para

Plagosje e dyfishtë në Himarë, arrestohet një prej të dyshuarve

Para
Të shtëna me armë zjarri në Orikum, plagoset 23-vjeçari (DETAJET)

Plagosje e dyfishtë në Himarë, arrestohet një prej të dyshuarve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rutte nxit SHBA-të: Fuqia më e madhe ushtarake duhet të veprojë në kohën e duhur

Tryeza mbi energjinë/ Belinda Balluku thekson rritjen e investimeve të huaja në sektorin e rinovueshëm

Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

Më i votuari i Tiranës dhe tensionet në PS, Gonxhja: Administrata e lirë nga presionet

Shqipëria merr Presidencën e ICIC, Dervishi: Një përgjegjësi dhe nder i madh

Trump përkushtohet ndaj NATO-s, Rutte vlerëson rolin amerikan në zgjidhjen e konfliktit Iran-Izrael

Ministri Ulsi Manja rikonfirmon rolin kyç të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave

Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari që mori me forcë dhe dhunoi një shtetas në automjet

Vlorë/Arrestohet shefi i ekipit të OSSH-së për korrupsion, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Tropojë/ Arrestohet polici për kontrabandë me karburant

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.