Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në Washington, ku ka zhvilluar takime në Senat dhe në Kongres për të njohur zyrtarët amerikanë me situatën e tensionuar politike në Shqipëri.
Një ndër zyrtarët që ai ka takuar është Senatori Mike Lee, të cilin Mediu e falenderoi për letrën që 6 senatorët i dërguan sekretarit Tillerson për situatën e papranueshme në Shqipëri.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit, theksoi ai dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, ka thënë Mike Lee.
Ndërkohë Mediu vazhdon vizitën e tij disaditore duke takuar të tjerë zyrtarë.
Njoftimi për mediat
Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu po zhvillon nje vizite disa ditore ne Washington DC .
Ai ka zhvilluar takime ne Senat dhe Kongres si dhe do kete takime me perfaqesues te Shtepise se Bardhe dhe Departmentit Amerikan te Shtetit
Qellimi i vizites ka te beje me zhvillimet ne Shqiperi dhe nje proces tashme te paracaktuar te manipulimit te procesit zgjedhor si rezultat i deshtimit te qellimshem te ndryshimeve ne Reformen zgjedhore nga mazhoranca, si dhe bashkepunimit te qeverise me krimin e organizuar dhe trafikun e droges ne menyre te vecante te trafikut te kanabisit dhe perdorimit te parave te krimit ne proces zgjedhor, te provuara si manipulime konkrete ne zgjedhjet lokale dhe ato te parkoheshme ne disa Bashki.
Ne diten e pare te vizites z.Mediu takoj Senatorin Mike Lee te cilin e falenderoj per leteren qe 6 senatoret i derguan sekretarit Tillerson per situaten e papranueshme ne Shqiperi.
Senatori LEE premtoj se ata do te ndjekin me vemendje situaten ne Shqiperi dhe ceshtjet zgjedhore, dhe situaten e korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem me Departamentin e Shtetit theksoj ai dhe do kembengulim se bashku qe Shqiperia te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, si dhe nje qeverisje qe garanton besimin e qytetareve shqiptare per zgjedhje te lira. Zgjedhjet pa opoziten do te jane te papranuehsme dhe nje kthim mbarapa.
Gjate takimit me Kongresmenin Steve King i cili do vizitoje Shqiperine se shpejti, z.King theksoi se jo vetem qe zgjedhjet duhet te jene te lira dhe te ndershme por besimi i qytetareve ne to perben themelin e demokracise.
Po ashtu takimet z.Mediu zhvilloj nje mengjes pune Ne Kongres me kongresmenet Jeff Forrtbery, JOHN Moolinar dhe Robert Aderholt te cilet theksuan se mbeshtetja qe ju dha Shqiperise nga SHBA per tu bere vend anetar i NATOs, u bazua mbi nje shtet qe duhet te funksionoje ne menyre demokratike, nje vend dhe qeveri qe respekton vullnetin e qytetareve per zgjedhje te lira, dhe lufton krimin dhe korrupsionin. Zhvillimet ne drejtim te kundert te Shqiperise jane te papranueshme dhe perpara kesaj situate te renduar politike kerkohet dialog me opoziten dhe te ndertohen kushte per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Takimet vazhdojne Ne Kongres dhe Ne Departamentin e Shtetit (D.D/Shuplaka)