Burime për ‘Fax News’ bëjnë të ditur se një operacion i madh policor po zhvillohet për asgjësimin e kanabisit në rrethinat e Krujës.
Bëhet fjalë për qindra rrënjë marijuanë të agjësuara dhe disa persona të ndaluar. Priten në vazhdim dhe të dhëna zyrtare nga Policia.
Operacioni po zhvillohet në fshatrat Nikël, Gramëz, Borizanë, Krastë e Krujës dhe në disa fshatra të Malësisë së Krujës. Ne operacion janë përfshirë forcat e FNSH nga Tirana si dhe forca policie nga Drejtoria e Policisë Durrës.
Operacioni pas disa ditësh monitorimi nga ajri. Nuk jepen ende detaje.
(B.H/Faxweb)