Pas megaoperacionit “VOL-VO 4”, janë ngritur dyshime lidhur me përgjimet e personave të arrestuar.
Pas dyshimeve dhe debateve mbi çështjen në fjalë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili i ka dërguar liderit historik të PD-së një dokument, që pretendon të jetë ai që është fshehur nga Prokuroria.
Sipas denoncuesit, dokumenti vërteton se si Prokuroria ka fshehur për publikun numrin e kryebashkiakut Vangjush Dako, numër i cili përfundon me 300.
“Ky eshte dokumenti qe fsheh Rama per Gjushin!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr kjo esht pjese dosjes ku anetari i Avdylajve i kerkon Vangjush Dakon ta mbroje per levizjen e FNSH dhe Prokuroria eshte kujdesur qe ta fshehe nr e plote qe mbaron me 300
Vangjush Dako, Kryetar I Bashkise se Durresit 0692099300 Ja dhe nr i Dakos qe mbaron me 300”, – thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.
(B.B/ Faxweb.al)