Një operacion i madh kombëtar anti-drogë është zhvilluar orët e fundit në Shqipëri. Bëhet me dije se janë arrestuar rreth 150 persona, pjesa më e madhe e të cilëve në Tiranë.
Të arrestuarit mësohet se janë persona që merreshin me shitjen dhe trafikimin e drograve të lehta dhe të forta.
Arrestimet janë si vijim i operacionit “Tempulli” të nisur pak muaj më parë në mbarë vendin.