Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sasinë e kokainës që u bllokua sot në Fier. Policia ka vënë në pranga 15 persona pasi dyshohet të jenë përfshirë në këtë skemë të trafikut të kokainës. Aksioni kundër kokainës është shtrirë në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Faxweb mëson se mes personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar janë dhe dy shtetas nga Kolumbia, ndërkohë burime paraprake pohuan se këta persona punonin në laboratorin e Fierit, ku dhe bënin përpunimin e drogës.
Ngarkesa me kokainë që u zbulua në Fier dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia dhe përpunohej në magazinën në Fier. Në magazinë është gjetur një sasi prej 450 kg kokainë, sasi kjo, e cila ishte fshehur në thasë të mbushur me plehra kimikë si dhe armë zjarri.