Çifti mbretëror kanë kryer ritualin e daljes së tyre të parë publike, tashmë të fejuar. Harry dhe Meghan janë në angazhimin e tyre të parë zyrtar së bashku në Nottingham, për projektin e të rinjve në qytet.
Më shumë se një mijë persona i mirëpritën në jashtë Qendrës së Arteve Bashkëkohore të qytetit. Meghan kishte veshur një pallto të gjatë blu të errët prej £ 585 dhe mbante një kuletë prej 455 dollarësh. Ajo ishte pa doreza kështu që unaza magjepsëse e fejesës dukej qartazi. Njërën dorën e mbështeste në kurrizin e Harry-t, një gjest shumë i ëmbël dashurie.
Në angazhimin e saj të parë zyrtar Meghan Markle u prezantua me njërëzit që ndodheshin në turma të mëdha me fjalët: “Hi, unë jam Meghan”.
Çifti mbretëror përqafoi me thjeshtësinë më të madhe njerëzit që ndodheshin atje dhe mori dhurata të panumërta duke përfshirë çantat e ëmbëlsirave Haribo, të preferuarat e Harry-t.
Meghan dukej e lumtur dhe e relaksuar gjatë bisedimeve rreth dasmës së tyre në Ëindsor Castle vitin e ardhshëm.
“Unë jam kaq e lumtur”,- tha ajo në një pikë, duke shtuar: “Është një emocion i thellë që të jem këtu”.
Ann McGuire, e cila solli me vete djalin e saj pothuajse trevjeçar Leo, tha: “Ajo më kapi dorën dhe tha se unë jam aq e kënaqur që ti je e zonja të qëndrosh në ë ftohtë vetëm për të më parë mua”.
Harry dhe Meghan erdhën disa minuta përpara orarit dhe, pas përshëndetjes së personaliteteve, menjëherë u priten të flasin me turmat e pritjes. Princi dhe aktorja menjëherë ndërmorën një shëtitje tradicionale mbretërore, duke u zhytur në turma njerëzish për të shtrënguar duart.
Cori Burns, 80 vjeç nga Clifton, tha se Meghan theksoi se shteti i saj në Kaliforni është më i ngrohtë se Mbretëria e Bashkuar.
Cori tha: “Kam jetuar në Kaliforni kështu që e pyeta se ku ishte ajo dhe ajo tha se është më e ngrohtë se këtu.”
Megha me thjeshtësinë e saj duket tashmë që në daljen e parë publike ua ka fituar njerëzve zemrat!