“Lexoj Çilin dhe nuk di ç’të bëj, të qesh apo të qesh me të madhe”. Kështu e ka nisur reagimin e saj Erla Mëhilli për Henri Çilin pas debatit të këtij të fundit që ka pasur me Berishën.
Ajo më tej ka shtuar se nëse Berisha do kishte pranuar t’ia kalonte ligjin klientelist, Çili do ishte gati t’i vinte UET-it, jo vetëm emrin e Argitës, por emri i gjyshit të doktorit.
“Lexoj Çilin dhe nuk di ç’te bej, te qesh apo te qesh me te madhe. Di vetem, qe nese Berisha do kishte pranuar t’ia kalonte ligjin klientelist, Çili do ishte gati t’i vinte UET-it, jo vetem emrin e Argites, por emri i gjyshit te doktorit do i dukej emri me i bukur ne bote per nje universitet”, shprehet Erla Mhilli.
Sjellim në vëmendje që Henri Çili në një shkrim të publikuar sot në gazetën ‘’Mapo” ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha në lidhje me qëndrimet e tij për gjendjen e arsimit të lartë. Pas etiketimit të Berishës si Universiteti ‘’Kristaq Rama”, Çili ia kthen ish-kryeministrit se dikur quhej Argita Berisha.
‘’ Po përpara kësaj, më bën shumë përshtypje, se përse ish-kryeministri Berisha, i afishuar publikisht, gjerësisht, me idetë më të avancuara, gjatë kohës kur ishte kryeministër për liberalizimin e arsimit të lartë, për tregun e arsimit, për parimin “paraja ndjek studentin” etj. etj, sot i ka braktisur tërësisht dhe u është afruar ideve të komunistëve të vjetër si Artan Fuga dhe të komunistëve të rinj si Arlind Qorri për “arsimin e lartë falas”, për monopolin e sistemit shtetëror e shumë e shumë gjëra të kësaj natyre. Kjo në të vërtetë është shumë zhgënjyese, për mua personalisht, por edhe për këdo besoj që e ka parë Sali Berishën si një aleat për tregun e lire në këtë vend me traditë të gjatë osmane dhe puniste”, shkruan ndër të tjera Çili. (J.V/Shuplaka)