Mbledhja e Ramës me deputetët e PS-së të mbledhur në kryeministri shkaktoi reagim të ashpër nga ana e LSI.
Në një reagim të sajin deputetja Kejdi Mehmetaj e quajti këtë një abuzim me pushtetin. Mirëpo për deputetin e PS-së Erion Braçe kjo nuk është aspak kështu.
Ai e ka quajtur Mehmetajn një fëmijë që ka ardhur në Kuvend dhe se fillimisht duhet të ndjekë shkollën.
Braçe vijon më tej duke thënë se LSI duhet të dalë sa më shpejt nga qeveria pasi ka marrë mesazh të qartë nga populli që duhet të shkojë në opozitë.
“Pse ku duhet të shkojnë deputetët? Për fëmijë që vijnë në Kuvend, duhet të ndjekin të shkollën njëherë, as që perceptohet që deputeti është edhe në opozitë dhe në pushtet, është i lidhur fort me qeverinë.
Mua më shqetëson fakti që LSI ka marrë një mandat për të shkuar në opozitë, do të duhet sa më shpejt të jetë e mundur që të dalë nga qeverisja.
Jo me mbledhje që bën kjo parti, por do të duhet që sa më shpejt të jetë e mundur të formalizojë largimin nga qeveria. Edhe këta që ishin në qeverisje për të monitoruar, duhet të largohen sa më shpejt nga qeveria, përsa kohë kanë marrë një mandat shumë të qartë, për të shkuar në opozitë”, shprehet Braçe.
Pavarësisht deklaratave të Braçes kujtojmë se për të qenë pjesë e Kuvendit nuk ka kriter moshe, dhe se deputeët e rinj ndoshta janë ata që janë dhe më të afërt me problematikat e qytetarëve.
(E.K/SHUPLAKA)