Kandidatja e LSI-së për deputete në Tiranë, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar vetëm pak minuta më parë ndaj kryeministrit, kreut të partisë kundërshtare, Edi Ramës.
Duke komentuar deklaratat e tij në takimet elektorale të deritanishme, ajo shprehet se Edi Rama nuk është peng i LSI-së, por i oligarkisë.
Referuar takimit të vonë pas mesnate, të 18 majit, mes Ramës dhe Bashës, Mehmetaj shkruan se Rama pasi mori peng Lulin në natën e të dyve, kërkon që të marrë peng të gjithë Shqipërinë.
“Edi Rama nuk është peng i LSI-së, por i oligarkisë. E pasi mori peng Lulin në natën e të dyve, kërkon të marrë peng gjithë Shqiperinë.”, shkruan konkretisht Kejdi Mehmetaj.
Nuk është hera e parë që ajo reagon lidhur me deklaratat e Ramës. Kujtojmë se një reagim e saj lidhur me çka ai u shpreh në një takim elektoral, u ndoq me replika mes Mehmetajt dhe ish-ministres Nikolla.
(XH.A/SHUPLAKA)