Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka sulmuar kryeministrin Rama duke thënë se po shkatërron arsimin në Shqipëri.
Mehmetaj ka publikuar një tabelë të INSTAT ku shihet se këtë shtator çmimet e mjeteve shkollore janë rritur.
Ajo shkruan se kryeministri nuk e ka mendjen për librat dhe shkollën por si të “internojë” mësues të ndershëm vetëm pse votojnë një forcë tjetër politike.
POSTIMI I PLOTË:
Edhe INSTAT e konfirmon se çmimet e librave dhe artikujve shkollorë janë rritur këtë shtator. Edukimi i fëmijëve sa vjen e bëhet më i shtrenjtë në Shqipëri, ndërkohë që cilësia bie. Rrogat e prindërve vazhdojnë të jenë të ulta në pamundësi për të përballuar çmimet që rriten, ndërsa numri i të papunëve shtohet çdo ditë.
Ndërkohë kryeministri nuk ka kohë të mendojë për librat dhe shkollat, mendja e tij punon se si të pushojë nga puna e “internojë” mësues të nderuar, vetëm e vetëm se janë votues të një force tjetër politike. Apo më keq, si të fitojë ca para më shumë me PPP-të dhe konçesionet që paguhen me taksat tona!
Ti themi sa më parë stop këtij
kryeministri të timonit e tepsisë.
Na duhet të ndërtojmë menjëherë një program për rivitalizimin e sistemit arsimor në vend që mësuesin e ka mik dhe librat i mundëson falas.
E ardhmja e të rinjve shqiptarë duhet të jetë mbi çdo interes klientelist të kryeministrit!
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post