Grevistëve të Zharrëzës që janë duke qëndruar përballë Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë ju është dorëzuar një letër nga ky institucion përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas tyre ata nuk kanë asnjë arsye pse të qëndrojnë në përballë kësaj ministrie. Dikasteri ka zbardhur pikat e diskutimit mes grevistëve dhe zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.
Brenda javës së ardhshme do të përmbyllet procesi i modaliteteve për adresimin e çështjeve të trajtuara ndërsa puna në terren vazhdon përmes organeve të pushtetit lokal.
Sipas Ministrisë se Energjetikës, arsyet e qëndrimit të grevisteve në ambientet e jashtme të dikasterit, nuk ekzistojnë më për aq kohe sa problematikat e ngritura prej tyre janë futur tashmë në rrugën e zgjidhjes.
“Shqetësismet e grevitëve të Zharrzës janë adresuar. Në gjykimin tonë nuk kanë arsye të qëndrojnë te ministria. Dakortësia e arritur, sipas protokollit. Qeveria e angazhuar t’i shkojë deri në fund problemit.”, shkruhet në letër.
Pas udhëtimit në këmbë nga Zharrëza në Tiranë, prej dy ditësh banorët vazhdojnë grevën para ministrisë së Energjisë duke kërkuar dëmshpërblim dhe largimin e kompanisë naftënxjerrëse. (J.V/Shuplaka)