22:45 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Mëkatet e Bashkisë së Tiranës”, Sazan Guri: Si po i justifikon Veliaj ndërtesat 40-katëshe

09:59 | 01/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Mëkatet e Bashkisë së Tiranës”, Sazan Guri: Si po i justifikon Veliaj ndërtesat 40-katëshe

Ambjentalisti Sazan Guri ka qenë i ftuar në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me mëkatet e Bashkisë së Tiranës. Duke iu referuar ndërtimeve me mbi 40 kate në qytet, Guri u shpreh se këto po i zënë frymën qytetit.

Ai u shpreh se për të justifikuar ndërtimet e shumta, Veliaj po hedh në publik tezën se deri në vitin 2025 Tirana do të shkojë në 1.9 milionë banorë, gjë që nuk është e vërtetë sipas tij.

“Bashkia e Tiranës nga njëra anë shpall nismën për mbjelljen e pemëve të reja dhe nga ana tjetër shkatërron hapësirat e gjelbërta ekzistuese duke ndërtuar pallate. Ka dhjetra ndërtime që janë më shumë se 40 katëshe.

Janë ndërtime që i zënë frymën këtij qyteti. Tirana vete 1.9 milionë banorë në 2025, kjo është shifra fiktive që jep kreu i Bashkisë për të shtuar ndërtimet, ne e kemi studiuar, dhe nuk do të ketë një rritje me më shumë se 150 mijë-200 mijë.  

Ka zona të tëra të Tiranës që mund të shfrytëzohen, po jo shqiptarët duan që të vijnë në Tiranë dhe të jetojnë në qendër.

Ky është një kryebashkiak që nuk flet me ne, nuk është i hapur. Ne pjesa e ekspertizës nuk jemi pak, jemi shumë. Shumë qytetarë na kërkojnë ndihmë, ajde në protestë në lidhje me x pallat që ndërtohen në zona të ndryshme. Ne fjalën tonë e kemi thënë, qytetarët hanin kaposhin. Tani tava doli nga furra.

Ne kemi që në 2004 që kemi dalë kundër, nga qeveria Nano e deri te qeveritë që janë tani. Në momentin që ka qenë Parku i Tiranës këta shpikën një mekanizëm, gjetën 30 veta të Mjaftit dhe G99-tës që bënin sikur protestonin.

Këta janë ata që merrnin projekte, nuk mbaj mend që në një nga kauzat e mija të kem marrë një lekë apo një projekt. Kurrë një kokërr leku, nga nismat për të cilat kam dalë kundër”, u shpreh Guri.

 (E.K/Faxweb)

Etiketa: ambjentalizmisazan guri
Pas

Vizat imigruese, ambasada amerikane sqaron sa kohë duhet të prisni

Para

Ministri anglez jep dorëheqjen pasi u vonua pak minuta: Më vjen turp që nuk isha në vendin tim

Para
Ministri anglez jep dorëheqjen pasi u vonua pak minuta: Më vjen turp që nuk isha në vendin tim

Ministri anglez jep dorëheqjen pasi u vonua pak minuta: Më vjen turp që nuk isha në vendin tim

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.