12:07 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Mëkatin më të madh ndaj Poradecit”, ”RD” i’u bën jehonë akuzave për Dritëro Agollin

14:09 | 09/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
”Mëkatin më të madh ndaj Poradecit”, ”RD” i’u bën jehonë akuzave për Dritëro Agollin

Pjesë e debatit lidhur me të kaluarën komuniste të shkrimtarit Dritëro Agolli, të ndarë nga jeta pak ditë më parë, është bërë sot edhe “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i shtypit i Partisë Demokratike.

Në numrin e sotëm të saj, “RD”-ja i ka bërë jehonë një shkrimi me autor Sulejman Mehazi, i cili akuzon Agollin si besnik të Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës, duke renditur ndër të tjera si mëkat më të madh të tij sulmet ndaj Lasgush Poradecit.

Nga Sulejman Mehazi
(S’kemi të bëjmë me poezinë e Dritëroit, pa diskutim poeti madh kombëtar, por….)
Mëkati më i madh i Dritëro Agollit është Lasgush Poradeci, ai i cili nuk lejoi që ajka, kurora e poezisë Lasgush Poradeci të anëtarësohej në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë si shkrimtar i lirë. Nēse dikush ka qenë më meritori e pa konkurencë të bëhej jo vetëm anëtar, por edhe kryetar i Shoqatës, ai duhej të ishte Lasgushi.

Këtë mëkat të Dritëroit ndaj Lasgush Poradecit e argumenton dhe vajza e poetit të “Valles së Yjve”, Marie Gusho, e cila tregon, se Ismail Kadare shumë herë i kishte thënë Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve, Dritëro Agollit, për pranimin-anëtarēsimin e poetit të moshuar 80 vjeçar, Lasgush Poradecin, në këtē Shoqatë, për të marrë statutin e shkrimtarit të lirë.

Por Dritëroi me kokëfortësinë e një shkrimtari rebel e besnik ndaj Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës kurrë nuk pranoi që Lasgush Poradeci të behej anëtar i kësaj shoqate të udhëhequr nga ai. Pra, në njërën anë kemi poetin e Nositit të sfiduar, të varfër gjer në izolim vdekjeprurëse, me plotë probleme e vuajtje, në anën tjetër Dritëroin, me të gjitha tē mirat e privilegjet artistike e politike, 30 vjet rradhazi deputet, njëkohësisht dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve.

Jo vetëm kaq, po ai, Dritëroi, bashkë me disa shkrimtarë të tjerë morën dhe shumë privilegje të tjera duke marrë statutin e shkrimtarëve të lirë nga pushteti komunist-stalinist i Enver Hoxhës. Argumenti tjetër i mëkateve të Dritēroit ndaj Lasgushit qiellor është ende më e dhimbshme se të tjerat, besoj, nuk do ta bënte dikush tjetër përveç Dritëroit. Ky mëkat i madh i tij vjen me lajmin pikēllues të vdekjes sē Lasgushit mē 1987-n.

Dritëroi dhe klika komuniste nuk lejuan asnjë ceremoni mortore gjatë varrimit të poetit tonë të madh e të pazavendësueshëm Lasgush Poradecit. Ç’të bësh ashtu është loja e kësaj jete, dikush poet apo shkrimtar i përkulur para sistemit të shtetit, por me të gjitha të mirat, dikush i drejtë, krenar e me dinjitet poetik ndaj vetvetes, e kurrë përkulës ndaj askujt, por i varfër e me të gjitha mungesat e të këqijat e kësaj bote. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Dritero AgolliLasgush Poradeci
Pas

Si nëpër filma, grabitet makina me paratë e bankës në Rinas (DALIN PAMJET)

Para

“Po më vdes djali, aparati kushton 2 mijë euro”, zbulohen SMS-të e qytetarit për ministrin Beqaj

Para
“Po më vdes djali, aparati kushton 2 mijë euro”, zbulohen SMS-të e qytetarit për ministrin Beqaj

"Po më vdes djali, aparati kushton 2 mijë euro", zbulohen SMS-të e qytetarit për ministrin Beqaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

Kreu i ri i BKH-së: 7 kandidatët e përzgjedhur nga SPAK për fazën e radhës

Senatori amerikan Marco Rubio: Diplomatët të përmbahen nga komentet për drejtësinë ndërkombëtare

“Zinxhiri ka dështuar”, Rama kritikon institucionet për ndërtimet pa leje në Theth

Zelensky vazhdon riorganizimin: Emëron ish-ministrin e Mbrojtjes sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

24 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 4 ende aktive, mbi 154 hektarë të djegura

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

Himarë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.